Ekspertët e këtij institucioni ndërkombëtar besojnë se në këtë mënyrë do të mund të zgjidhet problemi i borxhit të jashtëm të atyre vendeve dhe të ripërtrihet besueshmëria për uljen e tyre drastike të valutave kombëtare. Nëse kjo nuk ndodhë, sipas FMN-së, do të munden këto vende të ballafaqohen me nevojën e masave të rrepta të stabilitetit ku ekziston kundërshtim i fuqishëm politik.
Vendet e Bashkimit Evropian të Evropës Lindore dhe Qendrore, duhet të heqin dorë nga valutat e tyre kombëtare dhe ta përvetësojnë euron, pa u bë formalisht anëtare e evrozonës dhe t'i plotësojnë kushtet e rrepta për atë, shkruan "Fajneshëll Tajms", duke iu referuar raportit të besueshëm të FMN-së, të përgatitur para një muaji.
Ekspertët e këtij institucioni ndërkombëtar besojnë se në këtë mënyrë do të mund të zgjidhet problemi i borxhit të jashtëm të atyre vendeve dhe të ripërtrihet besueshmëria për uljen e tyre drastike të valutave kombëtare. Nëse kjo nuk ndodhë, sipas FMN-së, do të munden këto vende të ballafaqohen me nevojën e masave të rrepta të stabilitetit ku ekziston kundërshtim i fuqishëm politik.
Gjatë ditëve të kaluara, Ukraina dhe Letonia, kanë refuzuar të realizojnë disa reforma tashmë të kontraktuara me FMN-në, derisa Hungaria ka probleme të rënda rreth formimit të Qeverisë së Re e cila do të mund t'i zbatojë të gjitha masat me fondin ndërkombëtar.
Sipas FMN-së, për ndihmën e plotë të rajonit, ku është përfshirë edhe Turqia, janë të nevojshme 186 miliardë dollarë, prej të cilave më shumë se gjysma do të duhet t'i sigurojë BE-ja dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Për dallim nga BE-ja e cila përpiqet për reagim ndaras, Fondi propozon realizimin e politikës rajonale, duke sqaruar se disa vende janë më të prekura se tjerat.
FMN-ja e thekson Letoninë, Estoninë dhe Serbinë të cilat janë më të prekura kur bëhet fjalë për numrin e kredive të marra në para të huaja, që mund të shkaktojë që filialet e bankave të huaja në rajonin e Evropës Lindore të humbin 160 miliardë dollarë, si dhe borxhet e papaguara.
FMN-ja ka të drejtë kur pohon se thellimi i krizës në vendet e Evropës Lindore, do të shkaktojë që ajo të "bartet" në perëndim, për këtë shkak është më së mirë Bashkimi Evropian të ndajë një pako të masave për gjithë rajonin, me apo pa "evropizim", konkludon "Fajneshëll tajms".