Promovimi do të bëhet të hënën, më 17 janar 2011, në orën 12.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
E mirëpresim pjesëmarrjen Tuaj!
Universiteti Shtetëror i Tetovës ka nderin të Ju ftojë në ceremoninë e promovimit të librit ,,Të vërtetat e fshehura- Incidenti i Kanalit të Korfuzit të autorit Prof. dr. Paskal Milo ish-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Promovimi do të bëhet të hënën, më 17 janar 2011, në orën 12.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
E mirëpresim pjesëmarrjen Tuaj!
Data: 17.01.2010 (e hënë)
Koha: 1200h
Vendi: Rektorati i USHT-së
Paskal Milo
Të vërtetat e fshehura
Incidenti i Kanalit të Korfuzit
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-662-5
Formati: 15x20
Faqe: 412
Çmimi: 1500 lekë (12 euro)
Botim, nëntor 2010
Deklaruan për incidentin në kanalin e Korfuzit
Mejtimi i jonë asht që këto mina të vendosen para Sarandës, para Himarës dhe Borshit e eventualisht në Palermo. Asht i nevojshëm konspiracion i madh, dhe sidomos për personelin tonë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave
10 shtator 1946
Ne jemi duke konsideruar rifillimin e përpjekjes për të dërguar një përfaqësues në Tiranë dhe një pikë shumë e rëndësishme për tu shqyrtuar menjëherë në lidhje me të është nëse shqiptarët tashmë kanë nxjerrë mësimin e tyre rreth trajtimit të anijeve tona
Ne do të dëshironim që ju të shqyrtonit nëse një prej tyre mund ose jo të drejtohet për atje në një të ardhme fare të afërt si një rast testues.
Foreign Office
11 shtator 1946
Qëndrimi jonë duhet të jetë: Ne nuk dimë për mina
Në asnjë mënyrë mos me pranue se minat janë tonat.
Koçi Xoxe
11 nëntor 1946
Unë bëj pyetjen pse u vunë minat apo për të ardhur inglezët të na i heqin?!
Enver Hoxha
11 nëntor 1946
Qeveria shqiptare nuk e ka harruar atë ngjarje të pakëndshme, kur ajo, pa konsultime me Moskën, mori vendimin për çështjen e minimit të ujërave shqiptare.
Enver Hoxha
15 korrik 1947
Kalimi nuk ishte paqësor, por ishte jo më shumë se sa një mëkat i vogël.
Hartli Shoukros.
Prokuror i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe.
5 janar 1949