E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky urdhër i kryetarit është bërë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e kishte shpallur antikushtetuese atë. Kësisoj Komuna e Prizrenit mbetet pa logo nga nesër (e hëne) deri në një vendim të KK-së për ndryshimin e Nenit 7 të Statutit të Komunës përkatësisht miratimin e logos së re të komunës.
Komuna e Prizrenit nga nesėr pa logon e Lidhjes








Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka urdhëruar administratën komunale që të heqin nga përdorimi logon (shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, viti 1878) në dokumentet zyrtare të komunës.

Ky urdhër i kryetarit është bërë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e kishte shpallur antikushtetuese atë. Kësisoj Komuna e Prizrenit mbetet pa logo nga nesër (e hëne) deri në një vendim të KK-së për ndryshimin e Nenit 7 të Statutit të Komunës përkatësisht miratimin e logos së re të komunës.

Burime të afërta me Komunën e Prizrenit i kanë thënë “Kohës Ditore” se një udhëzim të tillë kryetari Muja u ka dhënë drejtorive komunale në mbledhjen e fundit me drejtorët komunal. “Kryetari u ka kërkuar drejtorëve në mbledhjen e fundit që të mos përdorin më logon e komunës në dokumente zyrtare, dhe të lëshojnë pa logo të gjitha dokumentet derisa Kuvendi Komunal të vendos për logon e re”, i ka thënë ky burim gazetës në kushte anonimiteti.

Ky burim madje ka bërë të ditur se vendimi i kryetarit Muja ishte marrë me 19 nëntor të vitit 2010, por nuk ishte bërë publike për të mos pasur konsekuenca në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ngase ka thënë se ka ekzistuar droja që partitë opozitare ta përdorin atë vendim për të sulmuar pushtetin lokal.

Me Urdhëresën Administrative, të nënshkruar nga i pari i Prizrenit, Ramadan Muja, që ishte mbajtur fshehtas për mese dy muaj, ndalohet përdorimi i logos ekzistuese në të veprimtarinë e organeve komunale.

Publikuar: 16.01.2011 | 15:38
Lexuar: 611 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime