Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një shëndet të mirë.
Të gjithë e dimë se të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Është provuar shkencërisht se të qarët bën nëntë njerëz në dhjetë të ndihen më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një shëndet të mirë.
Për më tepër, lotët janë falas, gjenden te çdo njeri dhe nuk kanë asnjë efekt anësor përveç skuqjes së syve, lagies së shamive dhe prishjes së tualetit. Të qarët mund të mos jetë i efektshëm sa ilaçet, por kërkuesit kanë dëshmuar se është shumë efikas në qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e humorit te 88.8 për qind e njerëzve, ndërkohë që i bën të ndihen më keq se më parë vetëm 8.4 për qind. Kaq i dobishëm është, sa mjekët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për tu shprehur dhe treguar problemet e tyre. Edhe pse thuajse të gjithë ne derdhim lot të shkaktuar prej emocioneve, 47 herë në vit gratë dhe 7 herë burrat, mbetet ende një mister se përse qajmë dhe se çfarë ndodh gjatë këtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemërimi që kanë avantazhet e tyre, edhe të qarët, si një formë e veçantë e njerëzve për të shprehur emocionet, ka të mirat e saj.
Nga ana tjetër, të qarët i ndihmon njerëzit ti shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët emocionalë, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm agresionin. Një tjetër studim në Universitetin e Tilburgut në Holandë tregoi se si burrat, ashtu edhe gratë, i jepnin më shumë mbështetje dikujt që ishte duke qarë, por nuk ndodhte kështu me personat që thjesht përloteshin. U pa gjithashtu se burrat që qanin pëlqeheshin më shumë se gratë. Prof. Frei, autori i Crying: mystery of tears, thekson se: Njerëzit janë qeniet e vetme që kanë aftësinë për të derdhur lot në varësi të gjendjeve të tyre emocionale. Kjo është një dhuratë e veçantë, me të cilën janë të pajisur vetëm qeniet njerëzore, përfundoi ai.