Sipas raportit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka fituar mbështetjen e 8 për qind nga personat e anketuar, ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi fitoi mbështetjen e dy për qind të të anketuarve.
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të këtë besueshmërinë më të madhe te shqiptarët e Maqedonisë duke shënuar rritje të rejtingut për 1 përqind nga aneketa e fundit që ka realizuar Institutit republikan ndërkombëtar (IRI), dhe shënon 11 përqind të rejtingut në Maqedoni përkundrejt partive opozitare shqiptare PDSH-së me 3 përqind dhe DR-së vetëm 1 përqind. Kështu njoftoi sot Insituti Republikan Ndërkombëtar I cili paraqiti raportin e rejtingut të partive politike dhe rejtingun e liderëve të partive politike në Maqedoni.
Në bllokun politik maqedonas prinë partia e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMN-ja me 27 përqind përkundrejt partisë opozitare maqedonase LSDM-së e cila ka vetëm 16 përqind.
Sipas këtij raporti të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka rejting më të lartë te blloku politik shqiptar, ndërsa kryeministri dhe njëheri lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tek maqedonasit.
Sipas raportit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka fituar mbështetjen e 8 për qind nga personat e anketuar, ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi fitoi mbështetjen e dy për qind të të anketuarve.
Te blloku politik maqedonas, Nikolla Gruevski ka rejtingun më të lartë me 17 për të votave të të anketuarve, ndërsa lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka 9 për qind.
Sipas anketës të IRI-t, mbetet e lartë përkrahja e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE. Për NATO-n 91 për qind janë prononcuar pozitivisht, gjashtë për qind janë kundër, ndërsa për BE-në, 87 për qind janë për, ndërsa nëntë kundër.
Në pyetjen nëse Republika e Maqedonisë është më afër BE-së dhe NATO-s sot ose para katër viteve, 48 për qind nga të anketuarit vlerësojnë se sot është më afër, ndërsa 31 për qind u prononcuan se para katër viteve shteti ka qenë më afër.
Në anketën e IRI-t vërehet kthimi i optimizmit mes qytetarëve. Në pyetjen nëse Republika e Maqedonisë ka plan për dalje nga kriza ekonomike botërore, nëse para tre muajve 32 për qind të qytetarëve u prononcuan pozitivisht, sot ky numër është rritur për pesë për qind, respektivisht pozitivisht u përgjigjën 37 për qind.
Në pyetjen nëse gjatë dy viteve të ardhshme Qeveria pret përmirësimin e gjendjes ekonomike, 28 për qind nga të anketuarit u përgjigjën pozitivisht, që është për pesë për qind më shumë se në hulumtimin paraprak, kur ai numër ishte 23 për qind.
Anketa u zbatua prej 7 deri 13 dhjetor të vitit 2010 tek 1.108 të anketuar.