E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në çerekun e katërt të vitit të kaluar janë liferuar 92 milionë PC, që në krahasim me një vit më parë është 2,7 për qind më shumë, gjegjësisht 3,1 për qind, por është nën pritjet e të dy kompanive. I tërë viti 2010 ka arritur një qarkullim prej 346,2 milionë copash, 13,6 për qind më shumë, sipas IDC-së.
Efekti iPad ngadalėson shitjen e PC-ve












- Për shitjen më të ulët të kompjuterëve PC prej 93 milionëve që pritej të shiteshin në çerekun e katërt, kompanitë analitike IDC dhe Gartner fajësojnë efektin iPad – shumë njerëz përcaktohen për blerjen e tabletit të popullarizuar të Apple (në gjashtë muajt e parë në treg janë shitur 7 milionë copë) në vend të ndonjë netbooku, dhe madje edhe PC-je.

Në çerekun e katërt të vitit të kaluar janë liferuar 92 milionë PC, që në krahasim me një vit më parë është 2,7 për qind më shumë, gjegjësisht 3,1 për qind, por është nën pritjet e të dy kompanive. I tërë viti 2010 ka arritur një qarkullim prej 346,2 milionë copash, 13,6 për qind më shumë, sipas IDC-së.

Me sa mund të përcjellim ne, kompanive IT po u ecën mirë (ta zëmë Inteli sapo ka raportuar një vit rekord), kur kihet parasysh që recesioni sapo ka përfunduar. Është e qartë që tabletët dhe iPad kanë një ndikim në shitje (posaçërisht të netbookëve, sepse tabletët gjithsesi mund të bëjnë çdo gjë që bëjnë netbookët, duke shtuar edhe lojërat e shkëlqyeshme) – ata që blejnë iPad të paktën edhe ndonjë muaj nuk do të blejnë asgjë tjetër, posaçërisht në kohën kur numërohet mirë çdo qindarkë.

Por, kjo megjithatë nuk është fundi i botës. Gjithsesi deri nga gjysma e vitit tabletët do të mund të blihen edhe nëpër kioske, bashkë me çamçakëzët.

Publikuar: 17.01.2011 | 18:05
Lexuar: 645 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime