Qëllimi im gjithmonë ka qenë dhe është Goteborgu dhe Suedia, asnjë vend tjetër nuk më intereson. Jam e sigurt se kjo ëndërr e imja do të realizohet gjatë vitit 2011. Këtu do të dëshmoj cilësitë e mija të vërteta
Me futbollisten më të mirë në Maqedoni, Afërdita Salihi-Ditka
Afërdita Salihi e lindur me 11.04.1989 në Shkup, ka të kryer shkollën mesme të fiskullturës. Me futboll ka filluar në moshën 13 vjeçare te klubi më i mirë në Maqedoni , me të cilin klub ka të shënuara pesë tituj të kampionit republikan dhe pesë herë fituese e kupës republikane dhe ka të shënuara mbi 100 gola në ndeshjet kampionale dhe diku 20-25 në reprezentacion. Aktualisht jam pjesë e ekipit Nashe Taksi me të cilën ekip jemi kampion vjeshtor. Në këtë gjysmë sezon kam të shënuara 17 gola dhe jam pa konkurrencë e para , Kjo skuadër aktualisht është më e organizuara dhe me siguri do të jetë kampione republikane i tha gazetës fakti, futbollistja Afërdita Salihi.
Ditka emri më të cilën e njehë opinioni më i gjerë futboll dashes në Maqedoni këtë futbolliste, është edhe futbollistja e parë e cila me vetëm 13 vjet ka debutuar në reprezentacionin e Maqedonisë Por jam edhe gola shënuesi e parë për reprezentacionin shtetëror dhe atë kundër kombëtares rumune Këto të dhëna flasin qartë se për karrierën time mjaftë të pasur tha Ditka.
Ajo shprehë keqardhje pse tre skuadrat shqiptare të cilat ishin edhe më të organizuarat aktualisht nuk garojnë Po kjo është fakt i pa mohueshëm se Shqiponjat, Drita -Abi dhe Shqiponjat Dardane ishin skuadra cilësore , në radhët e veta kishin futbolliste më cilësore në Maqedoni, këtë ata e dëshmuan vite me radhë tha ajo.
Megjithatë ndër sukseset me të cilat mburret Ditka, është edhe ajo se gjatë vitit 2010 ka luajtur në kampionatin shqiptar e KF Memaliaj i Tepelenës , Gjatë kampionatit kam shënuar 25 gola dhe u shpalla lojtare dhe golashënues më mirë. Kjo është një nder i madh për mua tha futbollistja shkupjane.
Sa i përket planeve për këtë vit ajo gjithmonë mendon për futbollin dhe në futboll Gjatë këtij viti do të kemi aktivitete të shumta me reprezentacionin e Maqedonisë . Nga 23 shkurti do udhëtojmë në Dojran ku do të fillojmë përgatitjet për kualifikohet evropiane, ndërsa do të zhvillojmë edhe ndeshej miqësore me Serbinë tha ajo.
Afërdita Salihi-Ditka për lojërat e mira që ka dëshmuar gjatë këtyre viteve ka pasur oferta të shumta nga vende të ndryshme si nga Azerbajxhani dhe Ishujt Fare PO qëllimi im gjithmonë ka qenë dhe është Goteborgu dhe Suedia, asnjë vend tjetër nuk më intereson. Jam e sigurt se kjo ëndërr e imja do të realizohet gjatë vitit 2011. Këtu do të dëshmoj cilësitë e mija të vërteta,thotë Ditka.
Sa i përket shoqeve të veta ajo është e mendimit Shyrete Braimi ka qenë dhe është futbollistja më mirë në Maqedoni Ajo meriton shumë më tepër, ndërsa pyetjes se deri kur Ditka do të shoqërohet me futbollin ajo thotë Deri në fund të jetës sime. Mendoj në se deri në moshën 30 vjeçare të jem futbolliste aktive ndërsa më pas përsëri do të vazhdoj me punë si trajner Do të jem Gvardiola Shqiptare. Me këtë dua të them se do të punojë me talente shqiptare pasi ato janë të shumta këtu në Maqedoni.
Për në fund futbollistja 21 vjeçare Afërdita Salihi falënderon të gjithë ata të cilët vite me radhë e kanë përkrahur , në veçanti prindërit e saj të cilët gjithmonë kanë qenë dhe janë në krahun e saj. Gjithashtu ajo falëndereron e dhe redaksinë e sportit të së përditshmes Fakti, që gjithmonë ka përkrahur këtë futbolliste që nga fillimi i karrierës së saj .