E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Planifikojmë për atë të ndërpritet masa e paraburgimit, pasi i njejti me të vërtetë aspak nuk e ka ditur se ndaj tij ka procedurë të tillë. Në kohën ndodhjes së rastit ai as që ka qenë në fshatin Sopot, ne këtë do ta theksojmë. Do të parashtrojmë një propozim për ndërpritjen e masës së paraburgimit, pasi me të vërtetë nuk ka ndonjë bazë, ose të kërkojmë që për të njetjin të caktohet masa e arrestit shtëpiak” tha Naser Raufi, avokat i Shaqir Sulejmanit.
‘Sopoti’ shtyhet rigjykimi, edhe njė i akuzuar nė Shutkė








Pas gati 8 vitesh, sopotasit e akuzuar për terrorizëm, kthehen në gjykatë, për të dëshmuar edhe njëherë pafajësinë e tyre. Por, seanca e sotme gjyqësore u prolongua për 18 shkurt, për shkak të rrethanave të reja të krijuara, pas paraqitjes në gjykatë të njërit nga të akuzuarit, i cili deri më tani ndodhej në arrati. Me këtë, sot burgut të Shutkës iu shtua edhe një banor i Sopotit – Shaqir Sulejmani, i cili vullnetarisht u paraqit në gjykatë. Avokati i tij tha se do të kërkojë që edhe atij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Planifikojmë për atë të ndërpritet masa e paraburgimit, pasi i njejti me të vërtetë aspak nuk e ka ditur se ndaj tij ka procedurë të tillë. Në kohën ndodhjes së rastit ai as që ka qenë në fshatin Sopot, ne këtë do ta theksojmë. Do të parashtrojmë një propozim për ndërpritjen e masës së paraburgimit, pasi me të vërtetë nuk ka ndonjë bazë, ose të kërkojmë që për të njetjin të caktohet masa e arrestit shtëpiak” tha Naser Raufi, avokat i Shaqir Sulejmanit.

Ndërkohë avokati i të akuzuarve tjerë të Sopotit, Vullnet Paçuku, tha se do të paraqesë të gjitha dëshmitë dhe provat e grumbulluara të cilat do të ndihmojnë për sjelljen e një vendimi të ri gjyqësor.

“Të gjitha ato prova të cilat arritëm t’i sigurojmë në procedurën kur isha si mbrojtës vetëm i Zenel Klaiqit dhe të gjitha provat të cilat i siguruam në periudhën e mëtutjeshme pas saj që rrodhi dhe të gjitha provat të cilat Komisioni anketues pranë Parlamentit të Maqedonisë i nxorri, do të prezentohen si dëshmi, me qëllim që të dëshmojmë pafajsinë e të akuzuarve për këtë rast. Për mua nuk ka opsion tjetër, përveç se një vendim i cili do të dëshmon pafajsinë, do të liron nga akuza të gjithë të akuzuarit” tha Vullnet Paçuku, avokat i sopotasve.

Të akuzuarit Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani të shoqëruar nga policia u kthyen në shtëpitë e tyre, pasi për ta vlen masa e arrestit shtëpiak, ndërkohë që dy të akuzuarit tjerë Zenel Klaiqi dhe Shaqir Sulejmani u dërguan në burgun e Shutkës. Pesë bashkëfshatarët e tyre të dënuar në mungesë: Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Selman Jahiu, Samet Limani dhe Afrim Ukshini, janë të pakapshëm për policinë.

Shkëlzen Aqifi, Alsat-M

Publikuar: 17.01.2011 | 19:04
Lexuar: 462 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime