E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me ligjin e ri është paraparë hapja e 8 qendrave të komunikacionit në nivel republikan të cilët janë në përputhshmëri me ndarjen e sektorëve të MPB të RM, dhe që do të merren vetëm e vetëm me dhënien e provimit teorik dhe atij praktik, ndërsa trajnimin e kandidatëve përsëri do ta kryejnë Auto Shkollat e licencuar nga MPB
Shqiptarėt presin vendimin e Qeverisė pėr qendrat
NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR UDHËTIMET PUBLIKE

Viti 2007 ishte një vit i cili kaloi në mes shumë peripecive njëra ndër të cilat ishte edhe procesi i marrjes së patentë shoferit, pra kaloi në mes shumë thashethemeve si dhe një pjesë e cila i takon të së vërtetës . Pjesa e vërtetë ishte se do të ndryshoj ligji dhe se do të hapen qendra të reja të specializuara për dhënien e provimeve të komunikacionit, ndërsa pjesa tjetër e cila ishte ide e thurur nga disa individ për përfitime personale të cilët ua impononin qytetarëve mendimin se gjoja nëse nuk furnizoheshin me patentë shofer para se me hy në fuqi ligji do të bëhet tepër vështirë dhe pikëpyetje se, së fundmi mund të mbesësh edhe pa të. Kjo padyshim solli edhe të metat e veta të cilat qytetarët i mirëpritën tepër të shqetësuar dhe prisnin me javë të tëra , ndodhte ndonjëherë që të prisnin edhe me muaj vetëm e vetëm që të mos ti “zë” ligji i ri .
Ai ligj i ri që bëri bujë aq të madhe në vitin që e lamë pas, në këtë vit patjetër duhet që të zbatohet. Ky ligj nuk është edhe aq tragjik, për arsye se kualiteti i shoferëve të ardhshëm dhe sidomos siguria ne komunikacion rrugor do të zmadhohet dukshëm që do të sjell edhe më pak dëme materiale e sidomos ato njerëzore që sigurisht në vitet e kaluara kanë qenë tepër të pranishme.

3 qendra shqiptare

Me ligjin e ri është paraparë hapja e 8 qendrave të komunikacionit në nivel republikan të cilët janë në përputhshmëri me ndarjen e sektorëve të MPB të RM, dhe që do të merren vetëm e vetëm me dhënien e provimit teorik dhe atij praktik, ndërsa trajnimin e kandidatëve përsëri do ta kryejnë Auto Shkollat e licencuar nga MPB.
Për Licencën e qendrës për provime të komunikacionit patën të drejtën të konkurrojnë personat juridik, të cilët i plotësonin kushtet e parapara me ligj dhe ato të shpallur në konkursin publik me 20 dhjetor të vitit të kaluar. Në të gjithë qendrat që konkurruan për marrje të liçensës padyshim që pati edhe persona juridik “shqiptar”, mirë të organizuar, të cilët në mënyrë kontinuale punonin për plotësimin e tërësishëm të kushteve të parapara me ligj të cilat kërkonin si në aspektin material ashtu edhe në atë të kuadrove të jenë sa më shumë profesional.

Të pregatitur për Ligjin e ri

Kjo do të thotë se me kalimin e kohës, që prej viteve 90- ta, shqiptarë u aktivizuan në të ashtuquajturrën “jetë e komunikacionit” që do ti kushtonte ato përkushtimin maksimal në këtë sferë të jetës si dhe profesionalizëm në nivelet më të larta. Padyshim që kjo do të na bëj të krenohemi neve si pjesëtarë të një populli, që kemi arritur në këtë nivel, në të cilin para 20 vjetëve ishte e padiskutueshme që shqiptarët të jenë në këto pozita, e që së shpejti mund të bëhet realitet, pra të udhëheqin disa nga ato qendra, institucione në të cilat do të punojnë mjaft shqiptarë me arsimim adekuat, dhe të cilët me përvojat e tyre shumëvjeçare në këtë sferë do të japin kontribut të madh për sigurinë e komunikacionit në rrugë. (R.F.)


Publikuar: 03.10.2008 | 18:45
Lexuar: 774 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime