E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Remzi Lani, drejtor i Institutit të Mediave në Shqipëri dhe anëtar i komisionit përzgjedhës për programin, e ka cilësuar bursën si “ngjarje të suksesit”.“Programi ofron një mundësi të raportimit të detajuar, hulumtues në shtetin tuaj dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë i ofron bursistëve mundësinë të takojnë kolegë dhe profesionistë të së njëjtës fushë nga gjithë Evropa.
Bursa pėr gazetari hulumtuese










Konkurs i hapur për Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari 2011

Keni ide për ndonjë ngjarje interesante lidhur me drejtësinë në Ballkan? Mos e humbisni mundësinë për të përfituar bursën 2,000 euro për gazetari, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe hulumtimit në rajon dhe Evropë, si dhe për të ndjekur seminare për zhvillim të karrierës në Berlin dhe në Vjenë.

Gazetarë me përvojë nga Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Shqipëria ftohen të aplikojnë në programin vjetor, të pestin me radhë, të Bursës Ballkanike për Shkëlqesi në Gazetari.

Tema për këtë vit është DREJTËSIA. Kandidatët inkurajohen që të trajtojnë temën në kontekst më të gjerë dhe të dorëzojnë propozime për artikuj me qasje origjinale të cilat hulumtojnë çështje e rrethana të cilat kanë lidhje me drejtësinë – në kontekstin shoqëror dhe atë legal. Propozimet kërkohen të kenë qasje të freskëta dhe origjinale të cilat do të zbardhnin çështje dhe probleme të drejtësisë ndërkombëtare dhe rajonale, siç mund të jenë korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe barazia në qasje në drejtësi.

Dhjetë kandidatët e përzgjedhur nga një komision i pavarur, do të përfitojnë 2,000 euro bursë, deri në 2,000 euro të tjera për shpenzime të udhëtimit, si dhe do të marrin pjesë në seminare për zhvillim të karrierës në Berlin dhe Vjenë.

Gjithashtu, tre artikujt më të mirë, të cilët vlerësohen nga komisioni i pavarur, do shpërblehen me nga 4,000 euro, 3,000 dhe 1,000 euro.

Artikujt e përfunduar të të gjithë bursistëve do të publikohen në gjuhën angleze dhe gjuhët lokale, në media rajonale dhe evropiane të shkuara dhe ato elektronike.

Bursa është themeluar në vitin 2007 nga fondacioni Robert Bosch dhe ERSTE, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, për të promovuar ekselencë në gazetari dhe raportim të balancuar të çështjeve komplekse për reformat të cilat kanë rëndësi për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Remzi Lani, drejtor i Institutit të Mediave në Shqipëri dhe anëtar i komisionit përzgjedhës për programin, e ka cilësuar bursën si “ngjarje të suksesit”.“Programi ofron një mundësi të raportimit të detajuar, hulumtues në shtetin tuaj dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë i ofron bursistëve mundësinë të takojnë kolegë dhe profesionistë të së njëjtës fushë nga gjithë Evropa.

“Publikimi i artikujve të bursistëve në mediat më të rëndësishme në rajon si dhe ato ndërkombëtare është padyshim një dëshmi e qartë që projekti është një përpjekje që ia vlen – mundësi që nuk duhet të humbet,” deklaroi Lani.

Publikuar: 17.01.2011 | 19:52
Lexuar: 701 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime