E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky çmim iu dha për "kontributin e tij për çështjes kombëtare shqiptare, angazhimin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut".
Adem Demaēi mori titullin














Veprimtari i njohur nga Kosova, Adem Demaçi mori sot titullin “Doctor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës.

Ky çmim iu dha për "kontributin e tij për çështjes kombëtare shqiptare, angazhimin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut".

Demaçi, bëri thirrje sot për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, ndërsa u zotua se do të vazhdojë të jetë zëri kritik ndaj zhvillimeve në vend. Ai tha po ashtu se bisedimet e paralajmëruara me Beogradin, nuk kanë arsye të ndodhin për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Adem Demaçi ishte i burgosuri më i njohur politik në ish Jugosllavi. Ai vuajti në tri dënime të njëpasnjëshme mese 28 vjet burg me çka fitoi edhe epitetin “Mandela i Kosovës”. Pas lirimit nga burgu, ai drejtoi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive te Njeriut për pesë vjet me radhë. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë luftës në Kosovë ishte zëdhënës politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktualisht, Demaçi, autor i shumë librave, drejton Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.

Publikuar: 17.01.2011 | 10:59
Lexuar: 679 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime