Donald Tusk, kryeministër i Polonisë, shteti i të cilit nga 1 korriku do ta ndërmerr presidencën me BE-në theksoi se kriza akoma është në rend dite në Union. Propozoi që në tetor të përgatitet dhënie e llogarisë për aksionet e shtetit nga Unioni në luftën me krizën.
Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të garantohet stabiliteti i eurozonës dhe sigurisë energjetike të anëtereve. Këtë e deklaroi në konferencën për shtyp kryetari i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuj.
Van Rompuj është për vizitë njëditëshe në Poloni.
"BE-ja ka bërë shumë në luftën me krizën financiare është e gatshme të bëjë më shumë që ta garantojë stabilitetin e eurozonës. Përveç kësaj prioritet për BE-në mbetet siguria energjetike - krijimi i tregut të integruar energjetik evropian. Nga ky treg nuk duhet të përjashtohet asnjë anëtare", theksoi Rompuj.