Kështu, Edgar Çani vazhdon paraqitjet pozitive me Modenën në
Serinë B italiane. Sulmuesi me origjinë shqiptare, që pret një thirrje
në ekipin Kombëtar, ka shënuar në fitoren 2-0 që Modena arriti në
fushën e Piaçencës.
Gjergji Mima
- - Fundjava ka zbritur në fushë
disa prej futbollistëve shqiptarë që militojnë në kampionatet e
ndryshme evropiane.
- Kështu, Edgar Çani vazhdon paraqitjet pozitive me Modenën në
Serinë B italiane. Sulmuesi me origjinë shqiptare, që pret një thirrje
në ekipin Kombëtar, ka shënuar në fitoren 2-0 që Modena arriti në
fushën e Piaçencës.
- Miqtë zhbllokuan rezultatin në të 33-tën me Giliolin, ndërsa në
minutën e 68-të, Çani mbylli praktikisht ndeshjen, duke shënuar në
portën e ish-skuadrës së tij. Devijimi i bomberit 21-vjeçar ka qenë
me fat, duke e drejtuar topin drejt rrjetës pas një goditjeje të
Xhampas. Ky ishte goli i pestë sezonal për sulmuesin, e huazuar nga
Palermo te Modena në këtë sezon, pas të cilit ai nuk festoi në shenjë
respekti për ish-tifozët.
- Ndërkohë, Novara e Samir Ujkanit është frenuar sërish.
Piemontezët nuk kanë marrë më shumë se barazimi 1-1 në fushën e tyre
me Padovan, e tashmë janë detyruar të ndajnë kreun e klasifikimit me
Sienën dhe Atalantën. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka qenë i
pafajshëm në golin e pësuar, ndërsa është shfaqur vendimtar me
ndërhyrjet e tij në pjesën e dytë të lojës
- Kurse Erjon Bogdani luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen që Çezena
e tij humbi 1-0 në fund, ndaj Romës. Në dy takimet e fundit Bogdani e
ka nisur ndeshjen si zëvendësues i kroatit Igor Budan, duke shtuar
kështu zërat që e shohin larg Çezenës, pasi kërkohet nga skuadra si
Lacio e Atalanta.
- Ndërsa sulmuesi shkodran i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi, nuk
ndalet as në miqësore, teksa ka shënuar në miqesoren me skuadren FC
Purkesdorf. Rapid fitoi me rezultatin e thellë 8-0 dhe shkodrani ka
shënuar një nga këto gola. Salihi është kthyer në sulmuesin kryesor te
skuadra austriake dhe tani vlera e tij ka arritur në 4 milionë euro
për çdo skuadër që do të kërkojë të blejë kartonin e tij.