E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në listën e shoqërive të interesuara nuk ka munguar as kompania e njohur amerikane “Bechtel”, e cila ndërtoi rrugën Rrëshen-Kalimash, për 800 milionë euro, pjesë e autostradës Durrës-Tiranë.
Tiranė-Elbasan, hapet tenderi pėr rrugėn





Mbyllet faza e parë e tenderit për ndërtimin e tunelit të Kërrabës, pjesë e rrugës së re Tiranë-Elbasan.

Mësohet se te procedura e tenderit, e zhvilluar dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, kanë marrë pjesë 25 kompani të njohura në sektorin e ndërtimit të rrugëve.

Në listën e shoqërive të interesuara nuk ka munguar as kompania e njohur amerikane “Bechtel”, e cila ndërtoi rrugën Rrëshen-Kalimash, për 800 milionë euro, pjesë e autostradës Durrës-Tiranë.

Burime nga Drejtoria e Rrugëve thanë për gazetën “Shqip”, se në tender kanë paraqitur oferta edhe kompani të tjera, si austriakët “Strabag” dhe “Alpine”.

“Tenderi i zhvilluar konsiderohet hapi i parë drejt finalizimit të kontratës. Nuk mund të japim më shumë informacione, pasi të gjitha ofertat janë duke u shqyrtuar dhe konsiderohen sekret. Në fazën e dytë, që pritet të zhvillohet pas 10 ditësh, do të thërrasim ato kompani që kanë plotësuar kriteret paraprake dhe respektuar dokumentacionin”, thanë zyrtarë të rrugëve.

Për projektin në fjalë qeveria ka akorduar rreth 15 miliardë lekë, ose 110 milionë euro dhe parashikon ndërtimin e tunelit me dy hyrje-dalje dhe me gjatësi rreth 4 kilometra. (tch)

Publikuar: 18.01.2011 | 09:51
Lexuar: 781 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime