E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zhvillimit rural një kohë të gjatë nuk i kushtohej vëmendje dhe për këtë arsye tani fshatrat janë të lëna pas dore dhe të zbrazëta, nuk ka mjaft infrastrukturë, punësimi është në nivel mjaft të vogël, ndërsa janë shtuar edhe problemet demografike, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Aco Spasenoski para fillimit të tryezës së sotme të rrumbullakët për zhvillim rural.
Vizion tė qartė pėr zhvillimin rural, sugjerojnė ekspertėt










Zhvillimit rural një kohë të gjatë nuk i kushtohej vëmendje dhe për këtë arsye tani fshatrat janë të lëna pas dore dhe të zbrazëta, nuk ka mjaft infrastrukturë, punësimi është në nivel mjaft të vogël, ndërsa janë shtuar edhe problemet demografike, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Aco Spasenoski para fillimit të tryezës së sotme të rrumbullakët për zhvillim rural.

Maqedonia, shtoi Spasenoski, ka potencial të madh, por të pashfrytëzuar në krahasim me resurset natyrore dhe njerëzore, ruajtjen dhe kultivimin e traditës, riteve dhe trashëgimisë kulturore.

"Krijimi i vendeve të punës dhe investimeve në rajonet rurale është qëllimi ynë primar. Ideja është që të rritet zhvillimi ekonomik, që ndërkaq, do të mundësojë që rajonet tona rurale të bëhen konkurruese në Bashkimin Evropian. Për këtë është e domosdoshme të vendosen risi të cilat janë ngushtë të lidhuar me kapitalin dhe njohuritë njerëzore", tha ministri.

Bujqësia, posaçërisht blegtoria, pylltaria dhe gjyetia, theksoi Spasenoski, janë kyçe për zhvillimin e mjediseve rurale.

Sipas ekspertit slloven, Emil Erjavec, Maqedonia, në vend që t'i shohë dhe t'i zgjidhë problemet e njerëzve nëpër fshatra, po merret me tregun e duhanit, qumështit...

"Duhet të punoni në varfërinë, migrimin, mungesën e infrastrukturës dhe perspektivës së njerëzve nga mjediset rurale. Pak flitet për këtë. Nëse nuk bëni asgjë, shteti do të humbasë shumë në mënyrën sociale dhe atë ekonomike. Në Maqedoni mbështeten tregu dhe çmimet, në vend që të ndërtohet politika e zhvillimit rural, të shqyrtohen problemet e fshatrave, mjedisi jetësor...", theksoi Erjavec.

Ai sugjeroi se duhet të fillohet me vizion të qartë dhe politikë për zhvillim rural.

Evropa, tha Erjavec, ofron model i cili tani për tani shitet shumë në mënyrë byrokratike dhe centraliste, por mundëson lëvizje nëse bashkohen shkenca, ekspertët dhe administrata. Megjithatë, shtoi, problemet duhet të definohen.

Duke i transmetuar përvojat nga vendi i tij, ai përmendi se Sllovenia kuptoi me kohë se sa nuk është konkurruese me bujqësinë në krahasim me vendet e zhvilluara evropiane, kështu që u kthye nga mjediset rurale, duke i dhënë rëndësi shumë më të madhe politikës rurale.

"Ajo ishte baza kryesore në negociatat tona me BE-në. U përpoqëm të marrim edhe fonde, por edhe vizion për zhvillim. Sot marrim 20 deri 30 për qind më shumë mjete për zhvillimin rural se sa për zhvillimin e tregut. Praktikisht, kemi politikë bashkëkohore", theksoi Erjavec.

Në pajtim me Programin nacional për adaptim me legjislaturën evropiane, Maqedonia do të përpunojë strategji të posaçme për zhvillimin rural në vitin 2010, pasi që do të përfundojnë analizat në rajonete e pazhvilluara që momentalisht po zbatohen në mënyrë intensive, ndërsa nënkuptojnë definim të prioriteteve nacionale.

Qeveria në vitin 2006 miratoi Strategjinë dhe Ligjin për zhvillimin rural, por ka ehde programe të posaçme për revitalizimin e fshatrave që parashohin mundësi dhe ofrim të mjeteve për vetëpunësim të popullatës rurale.

Tribunën për zhvillim rural e organizoi Projekti MAASP për mbështetje institucionale të Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Agjencinë suedeze për zhvillim

Publikuar: 08.04.2009 | 19:57
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime