I pyetur se a sheh vullnet për zgjidhje tek Greqia, Greuvski ka thënë se përshtypja e tij është se Greqia nuk ndjen kurrfarë presioni për zgjidhje të këtij problemi ose edhe ta ndjej se ai është aq i vogël, që aspak nuk i shqetëson e as që motivon të bëjnë kompromis.
Kursi themelor politik është anëtarësimi në BE dhe NATO. Thirrja e Ali Ahmetit për inkuadrim të SHBA-ve në zgjidhjen e problemit të emrit është për përforcimin e rolit të SHBA-së në këtë kontest. Branko e provokoi Greqinë me intervistën në Katimerini. Grekët kanë problem serioz ta pranojnë se në këtë shtet jetojnë maqedonas dhe flasin në gjuhën maqedonase dhe atë nuk e fshehin. Nimici e jep maksimumin. Në bisedat e reja hyjmë me optimizëm dhe energji të re. Shpresoj se sivjet tek Greqia do të ketë më tepër vullnet real për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kështu është shprehur Nikolla Greuvski në një intervistë për Agjencia Informative e Maqedonisë MIA.
Ai ka thënë se Maqedonia dëshironë zgjidhjen e problemi të emrit. Krahas ndikimit të krizës ekonomike botërore ky është problemi i dytë më i madh me të cilin po ballafaqohemi.
I pyetur se a sheh vullnet për zgjidhje tek Greqia, Greuvski ka thënë se përshtypja e tij është se Greqia nuk ndjen kurrfarë presioni për zgjidhje të këtij problemi ose edhe ta ndjej se ai është aq i vogël, që aspak nuk i shqetëson e as që motivon të bëjnë kompromis. Kriza e tanishme financiare në Greqi i bën vendet anëtare të Unionit dhe më gjërë, më të kujdesshme ndaj Greqisë, duke ndjerë se vendi ka probleme të mëdha ekonomike të cilat krijojnë edhe reperkusione politike. Nga ana tjetër, udhëheqësia aktuale greke më shumë se një vit në mënyrë konstante deri diku dhe me sukses po e shet rrëfimin se ata janë shumë të interesuar për zgjidhje të shpejtë, se ka bisedime dhe përparim konstant dhe se nevojitet edhe shumë pak kohë.
Gruevska ka komentuar edhe thirrjen e liderit të BDI-së Ali Ahmetit për inkuadrim të SHBA-ve në zgjedhjen e problemit të emrit. Sipas Greuvskit roli i Amerikës ka qenë i rëndësishëm edhe në të kaluarën dhe thirrja e Ali Ahmetit është për përforcimin e rolit të SHBA-së në këtë contest gjë që sipas Gruevskit është i mirëseardhur. Me siguri Ahmeti mendon në rolin e tyre të përforcuar. Unë shumë herë kam thënë se tentimi i gjithkujt që të ndihmojë është i mirëseardhur
Greuvski është shprehur se gjatë pranverës dhe verës së kaluar ka patur shpresa se do të gjindet një zgjidhje për emrin, mirëpo sipas tij për fat të keq, pas deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme Drucas, nga shtatori i vitit 2010 me të cilat edhe një herë i përsëriti pozicionet më radikale të vendit të tij, shpresa ime e atillë ra. Ato deklarata të kryeministrit të tij asnjëherë nuk i përgënjeshtronte.
I pyetur për rolin e Metju Nimic në këtë process, Greuvski është shprehur se Nimic po e jep maksimumin. Mendoj se një detyrë kaq të rëndë nuk ka pasur në karrierën e tij diplomatike. Në disa momente më duke i dëshpëruar, ndërsa në disa momente edhe tek ai po rritet shpresa, por nuk dorëzohet nga përpjekjet e atjeshme që të arrihet sukses, njejtë si edhe ne. Ai ka kontakte të shpeshta dhe të rregullta me Jolevskin edhe supozoj me Vasilakisin, deklaroi ai duke shpresuar në përparim të kësaj cështje pasi është caktuar takim i ri më 9 shkurt, është shprehur kryeministri Nikolla Greuvski në intervistën për MIA-n.