Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, mbrëmë vonë rreth orës një pas mesnate e përfundoi shqyrtimin e 61 ankesave, të cilat ishin parashtruar nga grupe votuesish, nga PDSH-ja, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, mbrëmë vonë rreth orës një pas mesnate e përfundoi shqyrtimin e 61 ankesave, të cilat ishin parashtruar nga grupe votuesish, nga PDSH-ja, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
U miratua vetëm ankesa nga BDI-ja për vendvotimin 2337 në komunën e Haraçinës, në të cilin, në çertifikatën nga Lista zgjedhore janë regjistruar 1.921 votues. TË gjitha ankesat e tjera janë refuzuar.
Seanca do të vazhdojë sot pasdite, ndërsa mbetet të shqyrtohen edhe 34 ankesa të parashtruara nga PAE, koalicioni "Së bashku për SHuto Orizarë", VMRO-PP, LSDM dhe nga USD.
Në KSHZ, në afatet përfundimtare të parapara ligjore arritën 95 ankesa për votimin e së dielës në zgjedhjet presidenciale dhe lokale.
Nëse janë të pakënaqur nga vendimi i KSHZ-së, partitë kanë mundësi të parashtrojnë padi në Gjykatën Administrative. /mia/ab/hr/