E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jozyrtarisht mësohet se investuesi shqiptar në këtë bankë do të jetë pronari i firmës “Ecolog”, Lazim Destani. Ndërkohë, një nga ithtarët e kamotshëm për formimin e një banke ku do të ketë edhe kapital shqiptar, ekonomisti Abdylmenaf Bexheti, sqaron idenë e themelimit të saj
Bankė shqiptaro-gjermane nė Maqedoni










Sivjet pritet të rritet konkurrenca në tregun bankar


Fisnik PASHOLLI



- Deri në fund të këtij viti tregut bankar në Maqedoni, pritet ti shtohet edhe një bankë, e cila do të jetë me kapital të përzier shqiptaro-gjerman. Po shqyrtohet mundësia e blerjes së ndonjërës nga bankat ekzistuese, por nuk përjashtohet edhe mundësia e themelimit si e re. Aktualisht tregu bankar në Maqedoni dominohet nga tre bankat e mëdha, “Stopanska”, “Banka komerciale” dhe “Tutunska”, ndërsa banka e re është e konceptuar si konkurruese e bankave të mëdha.

Jozyrtarisht mësohet se investuesi shqiptar në këtë bankë do të jetë pronari i firmës “Ecolog”, Lazim Destani. Ndërkohë, një nga ithtarët e kamotshëm për formimin e një banke ku do të ketë edhe kapital shqiptar, ekonomisti Abdylmenaf Bexheti, sqaron idenë e themelimit të saj.

“Ky projekt nuk është ‘bankë shqiptare’, por bankë me kapital shqiptaro-gjerman. Projekti për momentin është në proces pasi është investuar në bankën përkatëse në Gjermani me ‘akvizicionin’ dhe nominimin e projekt drejtorit, që është një bankier gjerman me përvojë të dëshmuar në kulturën bankare gjermane”, njofton eksperti Abdylmenaf Bexheti, rrjedhën e punës për etablimin e bankës së re. Ai thekson se përgjatë këtij viti duhet të vendoset opsioni i depërtimit në tregun financiar në Maqedoni, përmes akvizicionit të ndonjë banke ekzistuese apo themelimit të një banke të re.

“Ideja është që të operojë në tregun financiar, në fillim vetëm në vend, e pastaj edhe në regjion. Profili i bankës do të jete miks i veprimeve universale bankare dhe atyre specialistike-investive”, thekson Bexheti. Ndërkohë, Lidhja e odave ekonomike është ankuar se një nga problemet e mëdha me të cilat ballafaqohen firmat në Maqedoni, është mosfinancimi i projekteve nga ana e bankave, ndërsa nga ana tjetër bankat komerciale theksojnë se mungojnë projektet cilësore nga ana e firmave.

Ankesat e afaristëve shkojnë në drejtimin të kushteve tejet rigoroze gjatë kreditimit dhe dokumentacionit voluminoz që nevojitet për fitimin e kredive. Ndërkaq, futja eventuale në treg e bankës me kapital të përzier shqiptaro-gjerman, me ofertat e reja do të konkurrojë në tregun me mbi 15 banka në Maqedoni. Tregu bankar në Maqedoni është tejet i koncentruar, ku akoma rreth 70 për qind e qarkullimit realizohet përmes tre bankave më të mëdha. “Përvojat e derisotme kanë dëshmuar se vështirë fragmentohet ky treg pa ofertë cilësore dhe konkurrencë agresive, ku edhe një magnat evropian financiar si banka ‘Societe General’ nuk arriti deri më sot të ndikojë në këtë proces të fragmentimit të sistemit bankier në vend. Kjo na ka detyruar të dizajnojmë strategji specifike për penetrim në treg”, thotë eksperti Bexheti. Ai njofton se banka e re në punën e saj do të shfrytëzojë të gjitha potencialet e tregut, përfshirë këtu edhe remitencat dhe shërbimet lidhur me dërgesat e mërgimtarëve shqiptarë në Maqedoni. Në bankë priten të kyçen edhe kuadrot shqiptare dhe struktura e kuadrove do të jetë e përzier, duke shfrytëzuar edhe kuadrot regjionale. “Në të ardhmen ajo do të jetë shkollë profesionale për bankier të ri në të gjitha nivelet, gradualisht derisa të ngrihen kapacitetet njerëzore vendore”, thotë eksperti Bexheti. Ndryshe, ndër investimet e fundit të kompanisë “Ecolog” ishte hapja e fabrikës së tekstilit “Kosovatex” në Prishtinë, ku u investuan mbi pesë milionë euro dhe u punësuar mbi 300 punëtorë.

Publikuar: 19.01.2011 | 06:23
Lexuar: 1126 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Lufta (19/01/2011 21:25:09) Me ne fund kapitali shqiptar do te mund te menaxhohet nga vet shqiptaret.
Zoti ju bekofte Juve dhe kompanine Tuaj, zoteri Lazim Destani
sami bekteshi (20/01/2011 14:57:31) shum mir po realizohet ki projekt i Lazim destanit, do jet nji siguri shum e madhe edhe per pensionistet e gjermanis qe tei terheqin pensionet mes ksaj banke, dhe libresave kursimit,qe besoj do jet ma e sigurta dhe ma e besushme ne Maqedoni Suksese.
memetriza ibishi (13/02/2011 15:52:22) shum mir per bisneset shqiptare ne rajon dhe suksese kompanis ekolog
Dail arifi (09/03/2011 23:33:40) Spari pot tė them soti tė bekoft ty zotri qe ke munsu me qel njė bank shiptare apo shiptare e gjermane. se pėrne shqiptaret nuk naj munson asni bank nė maqedoni qe tė kemi njė bisnes serioa kish me than se kam njė bisnes shum tė madh pėr maqedoni po nuk kam shum pare qe me investu un punoj dhe jetoj ne suedi punoj qe 6 vite me njė bisnes suedes apo fabrik suedese kam nevoj pėr ndim nga ju zotri qe un tėØtregoj idejen e bisnesit qe un epunoj nė suedi kam nevoj pėr ju
nuredin (05/10/2011 20:34:37) pershendetje urime zotri lazim destani ideje mir per popullin ton shqiptar dhe gjerman besoj se dote cilet edhe ne kumanov gjindem ne franc dhe kam nevoj per nji cont me cel atje dhe kam ndermend nji kredit me marr ishalla sukses kompanis ecollog

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime