E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndiq hapat e trajtimit të sëmundjes, që nëse kapet herët, është e shërueshme
Kur prostati kthehet nė rrezik
Çfarë është prostati?

Është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Peshon rreth 18-20 gramë Lënda që prodhon, përbën rreth 10-20 % të spermës dhe i ruan qelizat e këtij lëngu nga infeksionet në vaginë dhe bën spermën më likuide në 20-30 minutat e para.
Çfarë është zmadhimi i prostatit?
Tek të rinjtë, prostati është sa një kokërr arre, kurse rreth moshës 40-50 vjeç ai fillon e zmadhohet. Në fillim kjo nuk krijon asnjë problem, por me kalimin e kohës zmadhimi ushtron presion mbi rrugët urinare. Fillon kështu problemi i ngritjes shpeshherë natën për urinim dhe po ky problem shfaqet dhe gjatë ditës. Një natë pa gjumë krijon probleme të nesërmen gjatë aktiviteteve të ditës. Gjithashtu edhe shpejtësia apo forca e urinimit fillon e pakësohet. Personi sforcohet në nxjerrjen e urinës apo pasi e ka mbaruar atë ndjen sikur ka ende për të bërë ose ajo pjesë që ka mbetur fillon e del në fomë pikash.
Zmadhimi i prostatit zakonisht nis si një tumor i mirë i cili përveç problemeve sociale që përmendëm nuk shkakton gjë tjetër. Megjithatë edhe këto shqetësime nga personi në person klasifikohen në tre grupe. Të lehta, mesatare dhe të rënda. Ky klasifikim bashkë me disa analiza si p.sh analizat e gjakut apo biopsia me shiringë e prostatit ndihmon në caktimin e kurës me ilaçe apo me ndërhyrje kirurgjikale si dhe në vëzhgimin e pacientit. Këshillohet që pas moshës 50 vjeç çdo mashkull i cili i ka apo jo këto shenja të vizitohet një herë në vit tek mjeku urolog. Bile, ata të cilët kanë ose kanë patur tek ndonjë i afërm i tij kancer prostati, mirë është që këto vizita t i fillojnë që 45 vjeç.
Përveç këtyre dy sëmundjeve (zmadhimi i prostatit dhe tumori i keq i tij) ka dhe një sëmundje tjetër e quajtur prostati kronik që shfaqet zakonisht tek të rinjtë. Disa nga shenjat e tij janë të urinuarit e shpeshtë, dhimbje përgjatë rrënjës së penisit drejt pjesës së prapme, djegie gjatë ejakulimit (derdhjes së spermës) etj. Nëse në këtë mes shkaktar janë mikrobet, do të duhet të përdoren antibiotikët për një kohë të gjatë. Kanceri i prostatit (karcinoma e prostatit= i keq) është i dyti në radhitje pas atij të mushkërisë. Zakonisht është një sëmundje e pleqërisë.
-Cilët janë faktorët e rrezikut ?
Mendohet të ketë tre faktorë kryesorë: 1) Mosha. 2) Gjenetika (të paturit në familje e shton rrezikun për t u prekur).3) Raca (sidomos njerëzit me ngjyrë)
Mendohet se dhe ushqimet me shumë yndyrë janë rrezik gjithashtu edhe një lëndë e quajtur kadmium (tek punonjësit e fabrikave të llastikut p.sh atje ku përdoret kjo lëndë, përqindja e kancerit janë më të larta).
Edhe një gen i zbuluar kohët e fundit luan një rol të rëndësishëm, sidomos tek rastet familjare apo tek ata ku kanceri është shfaqur herët në rini. Ai gen është HPC-1 që gjendet në kromozomin e parë. Edhe hormoni seksual mashkullor, testesteroni, luan një rol të rëndësishëm në prostat dhe i rrit qelizat e prostatit, por nuk ka dhe aq kërkime sa duhen rreth tij dhe rolit që mund të luajë tek kanceri. Megjithatë, një gjë dihet dhe ajo është që kanceri nuk shfaqet tek ata, që nuk e prodhojnë këtë hormon.
-A mund të zbulohet herët?
Sa më shpejt që të zbulohet, aq më mirë do të kurohet. Nëse sëmundja kapet gjatë kohës që është e kufizuar në prostat, atëherë mundësia për kurim është e lartë prandaj dhe këshillohet pas moshës 50, që çdo vit të bëhet një vizitë tek mjeku. Pra, për ta kapur herët sëmundjen, kemi vizitën mjekësore dhe gjithashtu mund të shohim edhe nivelet e një antigjeni që quhet PSA.
Kjo lëndë nuk është gjithçka por bashkë me vizitën mjekësore (ku prostati preket me gisht dhe shihet përbërja, sipërfaqja, butësia etj.) ka një rëndësi të veçantë. Por PSA-ja nuk rritet vetëm tek kanceri i prostatit por mund të rritet edhe tek zmadhimi i mirë i prostatit apo tek inflamacionet (prostatit), infeksionet e rrugëve urinare, vendosja e sondës urinare etj. Nëse mjeku vëren një anormalitet apo PSA-ja vjen duke u rritur dhe kur po mjeku vëren se prostati është i fortë, mund të kërkojë bërjen e një biopsie.
-Çfarë është biopsia e prostatit dhe si bëhet ajo?
Biopsia bëhet me ndihmën e një aparati USG (eko) i cili ndihmon në lokalizimin e vendit. Me anë të një gjilpëre bëhet e mundur marrja e kampionit. Gjatë biopsisë pacienti nuk ndjen dhimbje pasi në fillim të proçesit është përdorur anestezia lokale. Merren disa kampione. Meqë anestezia është lokale e jo e përgjithshme për pacientin nuk është e nevojshme të rri i uritur. Para biopsisë bëhen analizat e urinës për të përjashtuar një infeksion të mundshëm. Gjithashtu, pacienti përdor antibiotikë dhe klazma për pastrimin e zorrëve. Proçesi zgjat rreth 15-20 minuta dhe nuk është e nevojshme për pacientin që të shtrohet. Pas biopsisë rrjedhje të vogla gjaku në urinë, jashtëqitje apo spermë janë normale. Nëse ka shumë hemoragji apo temperaturë dhe dridhje, kontaktoni me mjekun tuaj.
Biopsia dërgohet tek mjeku patolog i cili pasi e vrojton materialin thotë nëse ka apo jo qeliza tumorale. Nëse ka, atëherë mjeku do t juë bëj edhe analizën e PSA-së dhe nëse ajo është më shumë se 10 ng/dl atëherë mund të jetë i nevojshëm ekzaminimi i cintigrafisë për kockat dhe një skaner për barkun ku kontrollohet mos ka përhapje të kancerit në këto zona. Më pas vendoset se çdo të bëhet me trajtimin e këtij kanceri.

Shenjat klinike të kancerit të prostatit
Ashtu sikurse edhe në shumë tumore të tjerë, edhe tumori i prostatit nuk ka shenja specifike. Në fillim ai mund të mos shfaqë asnjë shqetësim. Shenjat janë të njëjta sikurse edhe tek tumori i mirë, pra vështirësi në urinim apo ndjenja se nuk është zbrazur mirë pas urinimit etj. Meqë kanceri i prostatit e ka origjinën nga qeliza që gjenden në pjesën e jashtme të tij dhe duke ditur që kanali urinar kalon në brendësi të prostatit, atëherë themi se këto shenja vihen re pasi tumori të jetë rritur shumë, kohë kjo ku dhe kurimi vështirësohet. Dhimbjet e zonës përreth apo hemoragjia në urinë apo spermë shihen kur tumori është përhapur jashtë prostatit. Dhimbjet e kockave janë prej metastazave (përhapjes së tumorit).

Kurimi
Kurimi i kancerit të prostatit bëhet me ndërhyrje kirurgjikale. Me kirurgji të hapur apo laparoskopike (pa e hapur shumë të sëmurin, me kamer dhe disa tuba për ndërhyrje). Kirurgjia laparoskopike e cila është mjaft popullore në botë, do të fillojë të bëhet edhe në vendin tonë, për shkak të avantazheve që ka.

Ja 7 pyetje për shenjat e sëmundjeve të prostatit
-A prisni apo vështirësoheni në nxjerrjen e urinës?
-A është pakësuar shpejtësia apo forca e urinimit?
-A ju ndodh që urina të dali pika pika?
-A ndjeni sikur edhe pas mbarimit ju ka ngelur ende urinë?
-Sa herë ngriheni natën për urinim?
-A e ndjeni të nevojshme gjatë ditës daljen çdo dy orë ose më shpesh?
-A ndjeni një urgjencë për bërjen e urinës (mezi e mbani)?

Publikuar: 12.10.2008 | 23:51
Lexuar: 3199 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
burhan (08/12/2009 05:06:25) jav qifhs motrat ne goj se spremen e perbijn femrat
arberi (08/03/2010 19:41:37) c'far ilaqesh popullore mund te perdoren per prostaten
shaipi (21/11/2010 17:55:37) jam ne itali kam dhimbje penisi nje vite te gjitha analizat e gjakut i kam bere me kane dale mire per qka behet fjala kam derdhje te spermes mjeket tjeter nuk dine qka me bane antibiotik kam perdorure pese jave plus topster per 60 dite ne penis nga dhimbja me dalin venatose kockat si me thane psa ka dale shume mire pije shume qaje ate ndihmon diqka dhe perdori naten uje te nxehte ne penis
ju lutem ma ktheni pergjegjjen
perparim (18/03/2011 20:21:54) jome perparim osmani jom 28 vjeq, edhe kom probleme me prostatin qe mi ka gacmu edhe hemoradet pake por kesh te ni urolege e bana kotrollen edhe me tha veq ifeksjon ki dhe mi qiti kto tableta trimox forte edhe naklofen edhe 7 dit mi perdore ume tha, tani me ba ni analzis spermakultur dhe strisho me ab (kjo nuk edi qa esht ni sqarim ju lutem) por u koslut me doktorin po thash qe edhe ni ullzim qoft se mundi me ma dhane mu kocakt nganiher ume dhamin por jo edhe aqe shume nga pake umndone
eno (28/06/2011 21:42:43) kam ifeksjon ne rruget i urinės si tja bej kam dhe myk po prej dy vjetesh nuk jam sheruar.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime