Në Fakultetin Ekonomik të USHT-së, ditë më parë për herë të parë u mbrojtën dy tema të magjistraturës edhe atë, të kandidatit Nafi Pollozhani, Lon Prenaj.
Në Fakultetin Ekonomik të USHT-së, ditë më parë për herë të parë u mbrojtën dy tema të magjistraturës edhe atë, të kandidatit Nafi Pollozhani, me temë: ,,Aspekte të përsosjes së analizës financiare në biznes, para Komisionit për vlerësim dhe mbrojtje të temës, në përbërje: Doc. dr. Seadin Xhaferi, kryetar; Prof.. dr. Halit Xhafa, mentor dhe Doc. dr. Etem Iseni, anëtar, si dhe të kandidatit Lon Prenaj, me temë: ,,Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë, të mbrojtur para Komisionit në përbërje: Doc. dr. Etem Iseni, kryetar, Doc. dr. Seadin Xhaferi, mentor, si dhe Doc.dr. Petrit Pollozhani, anëtar.
Nafi Pollozhani, në temën Aspekte të përsosjes së analizës financiare në biznes u vlerësua lartë nga komisioni, që sipas tyre, kjo temë përfshin një material prej 130 faqesh dhe paraqet një trajtim shumëplanësh të analizës së pasqyrave financiare, duke e ilustruar me të dhëna nga një biznes konkret të përmasave për tu konsideruar që funksionon në Republikën e Maqedonisë. Synimi kryesor i punimit të magjistraturës është që të jep një model metodik e aplikativ të analizës së pasqyrave financiare, me synim që ky model të gjejë pasqyrim në dhënien e llogarisë dhe përgatitjen e raportit vjetor për të gjitha bizneset, me një vëllim të caktuar shitjesh. Synimi i temës është që analiza të jep një mjet të rëndësishëm në duart e pronarëve, menaxherëve dhe analistëve të tjerë, për rritjen e performancës së biznesit, për krahasimin e rezultateve në degën ku operon biznesi ynë, si dhe për krahasimin e të dhënave të biznesit në planin kohor e historik.

Kandidati Nafi Pollozhani, në temën në fjalë, sipas mentorit Prof.dr. Halit Xhafa, i cili i nënvizoi këto kontribute kryesore të punimit në plan të përgjithshëm dhe sipas krerëve: Kontributi për një analizë metodike shkencore dhe me sens praktik dhe aplikativ i analizës së pasqyrave financiare. Një shembull prej profesionisti si harmonizohet informacioni kontabël dhe ai i librave të përditshëm me përgatitjen e pasqyrave financiare, trajtimi analitik e shkencor i mbështetur në literaturën bashkëkohore dhe në standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar të Republikës së Maqedonisë, të pasqyrave financiare në bazë të raportimit financiar të ilustruara me biznese konkrete, trajtim metodik dhe profesional i bilancit të gjendjes dhe bilancit të suksesit dhe i problemeve që ato adresojnë për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e biznesit. Paraqitje e pasqyrës së flukseve të arkës me dy metodat, atë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë duke ofruar në këtë mënyrë një udhëzues mjaft profesional të përgatitjes së saj dhe analizë mjaft bindëse të likuiditetit sipas rrugëve nga sigurohet ai.

Analizë e plotë dhe shumëplanëshe e raporteve financiare duke u përqëndruar me të drejtë në raportet e likuditetit, të aktiveve dhe të levës financiare dhe atyre të efektivitetit. E veçantë dhe që duhet përgëzuar është se ky trajtim mbështetet në metodika aktuale perëndimore. Një vend të veçantë zë analiza e tendencës ose prirjeve ku duhet nënvizuar se kandidati ka siguruar dhe shfrytëzuar të dhëna 5 vjeçare, duke e bërë analizën më bindëse, dhe krahasimin më të goditur. Kandidati me të drejtë nënvizon se kusht i rëndësishëm për analizën e suksesshme është cilësia e informacionit kontabël, njohja me politikat kontabël që zbaton biznesi, eleminimi apo shmangia e faktorëve të rastit që deformojnë informacionin dhe mbi këtë bazë bën edhe analizën dhe rekomandimet përkatëse. Kandidati nuk e kufizon analizën brenda një biznesi, por ofron një analizë krahasuese përgjithsisht të suksesëshme mbështetur në të dhëna sektoriale ku operon biznesi, të përgatitura e përpunuara nga ai vetë.
Për çdo të dhënë të përdorur, kandidati i referohet edhe standartit mbi bazën e të cilit duhet të përgatitet ajo, duke mundësuar kështu të gjithë profesionistët të kuptojnë dhe interpretojnë drejtë të dhënat. Me rëndësi paraqitet rekomandimi i kandidatit për krijimin dhe përsosjen e statistikave financiare në shkallë sektori, dege ekonomie, të cilat mungojnë në Institutin e Statistikave të RM, për të mundësuar një analizë krahasuese dhe sektoriale të suksesëshme.
Me interes janë edhe raportet e levës financiare, duke nënvizuar se huamarrja, aq sa është efektive deri në një nivel të caktuar, është dhe riskoze dhe me kosto për biznesin mbi këtë nivel borxhi. Po ashtu do të vlerësoja edhe analizën e treguesve mbi bazë tregu që i bëjnë një ballafaqim treguesve të biznesit mbështetur në të dhënat kontabile me ato të tregut duke dhënë një mesazh nëse biznesi që analizohet është apo jo i kuotuar si duhet në treg.
Ndërsa, kanidtati Lon Prenaj me temën Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë, që paraqet një trajtim të përgjithshëm, të funksionimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë. Punimi i magjistraturës përmban vështrim teorik dhe praktik të aplikueshëm, të problematikës, me vështrim dhe synim, që të mundësojë përsosjen e progresit të sistemit tatimor në Kosovë, me vështrim të posaçëm mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ky punim vë në dukje përvojen e akumulluar dhe të perkushtuar të kandidatit, si nga aspekti i përgjegjesisë, ashtu edhe nga aspekti i integritetit profesional dhe hulumtimit shkencorë dhe si i tillë të shërbejë në ngritjen e përformancës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në sistemin tatimor në Kosovë.

Sipas mentorit Doc. Dr. Seadin Xhaferi i cili temën e magjistraturës së Lon Prelajt Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë e vleresoi se materiali i punimit kontribuon në disa plane. Duke u përpjekur që të gjykojmë vlerat e punimit, ai bëri klasifikimin kryesor të planeve: Ka kontribuar në përkufizimin teorik, të funksionit të TVSH-së, si tatim kryesorë, duke u bazuar në akte ligjore përkatëse dhe standarde ndërkombëtare të avancuara, që sot kanë përdorim të gjër në shtetet me ekonomi të zhvilluara. Paraqet proceset e organizimit, planifikimit, administrimit tatimor, duke trajtuar burimet e financimit dhe shpërndarjen e tyre për plotësimin e nevojave të përgjithshme dhë shtetërore të Republikës së Kosovës. Duka pasë parasysh se të hyrat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat për çështje sociale, arsimore, shëndetësore, zhvillimore, etj, janë trajtuar edhe kombinimet e ndryshme të burimeve të financimit të shpenzimeve publike. Procesi i aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë, është paraqitur, nëpërmes funksionve të Administratës Tatimore, si insitucion i autorizuar për mbledhjën (akumulimin), ruatjen, e parasë publike. Ka paraqitë në mënyrë të theksuar, rolin dhe rëndësinë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në sistemin e të hyrave publike.
Punimi ka trajtuar rëndësinë e akumulimit të Tatimit mbi Vlerën eShtuar, nga aspekti i menaxhimit sa më racional të parasë publike.
Analiza e zhvillimeve të proceseve tatimore në Kosovë, qartëson nivelin e angazhimeve të të gjithë faktorëve që kanë ndikuar në përmbushjen e kërkesave të menaxhimit dhe të funksionimit të mirëfilltë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë, duke përfshirë edhe performacën e nivelit të planifikimit dhe realizimit të objektivit të synuar, me theks të veçantë në mënyren e akumulimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në të hyrat publike, nga ana e Administratës Tatimore.
Punimi ka aspekt përgjithësues. Në këtë janë përfshirë të gjitha analizat tatimore, duke u bazuar dhe përqendruar në të dhenat e konsoliduara, që kanë bë bëjn me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në republikeën e Kosovës.
Autori ka respektuar rregullat e përgjithshme të korektësisë shkencore. Më këtë rast ka cituar burimet e përdorimit të thënjeve dhe përkufizimeve teorike dhe ato legjislative, duke përdorë botimet e autorëve vendas dhe të huaj në fushën e tatimeve, me vështrim të posaçëm mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Nga aspekti metodologjik , punimi paraqet një trajtim të nivelit të duhur të kombinimit, gjegjësisht të gërshetimit teorik dhe praktik, duke i ballafaquar konceptet teorike, në aplikim praktik të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Kosovë. Janë përdorë metoda kërkimore ekonomike dhe krahasimore në bazë të të dhënave statistikore.
Punimi do tiu shërbejë zyrtarëve kryesor, administratës tatimore (analistëve të tatimeve, me vështrim të posaçëm për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, zyrtarëve të financave), për të i avancojnë njohuritë e tyre, sa i përket Tatimit mbiVlerën eShtuar, duke u përqenderuar ne konceptet, politikat fiskale, të procesit tatimor, aplikimi i kërkesave ligjore dhe standardeve moderne (bashkëkohore) ndërkombetare për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe trajtimit të tijë, në të hyrat publike.
Vlera e këtij punimi konsiston edhe në rekomandimet për menaxhimin tatimor, të institucioneve të Qeverisë së Repubklikës së Kosvës, në ngritjen e nivelit të kontrollit të Administratës Tatimore të Kosovës, sidomos sa i perket mënyrës së akumulimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Duhet të avancohen metodat dhe stdandardet e procesve tatimore dhe monitorimi i tyre, duke vlerësuar në mënyre të përhershme rreziqet dhe menaxhimin e tyre. Avancimi i matjes së përformancave tatimoree, duhet të jenë pjesë e procesit të të hyrave publike dhe planifikimit buxhetor dhe mbikqyrjes në përgjithësi.
Gjuha e përdorur në këtë punim, është e qartë dhe e kuptueshme, si nga aspekti gjuhësor, ashtu edhe nga aspekti i përdorimit të shprehjeve adekuate ekonomike, për pjesë të veçanta të këtij punimi.