Në këtë drejtim qyteti i Gjirokastrës ka një pozicion gjeografik të favorshëm si vendkalim dhe kryqëzim rrugësh lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikat afërsia me Greqinë, si dhe afërsia me portin ndërkombëtar rajonal të Igumenicës (Greqi), ky i fundit lehtësisht i arritshëm falë edhe një rrjeti komunikim rrugor të nivelit bashkëkohor.
Nga
Ing. Bexhet Çobani*
Prej disa vitesh, projekti i aeroportit të Gjirokastrës është i pranishëm në grupet e specialistëve të fushës, teknikëve, biznesit, botës akademike etj., madje ai ka gjetur edhe mbështetjen shtetërore. Rivendosja në punë e aerodromit të Gjirokastrës dhe rifillimi i fluturimeve në të do të ishte vazhdim i historisë njëshekullore të tij. Fluturimet e rregullta që do të nisnin zyrtarisht në këtë aeroport më 11 gusht 1929 me linjën ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë do të zgjasnin për 80 vjet me radhë deri në ditët e sotme. Në funksion të vetë zhvillimeve historike, politike, sociale, ekomomike etj., të vendit tonë edhe fluturimet në aeroportin e Gjirokastrës do të ishin ato për transportin e pasagjerëve, postës, fluturime për qëllime ushtarake, tregtare, diplomatike, madje edhe në rastet e emergjencave civile.
Aktualisht Gjirokastra është qendra më e rëndësishme administrative e rajonit jugor, qendër prefekture, qarku dhe e gjithë drejtorive rajonale për jugun e Shqipërisë, çka bën që të ketë afërsi gjeografike me zonat e Përmetit, Tepelenës etj. Në këtë drejtim rivendosja në funksionim e këtij aeroporti do të ishte pjesë e fizionomisë së kësaj qendre administrative. Qyteti i gurtë tashmë prej 6 vitesh është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, çka bën që Gjirokastra të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit kulturor gjithëvjetor, me një rritje progresive të vizitorëve nga viti në vit. Vetëm këtë vit kanë qenë rreth dyzet mijë turistë që vizituan qytetin e gurtë. Afërsia gjeografike me Sarandën dhe bregdetin e Jonit do të bënte që turistët që do të mbërrijnë në Gjirokastër me linjat ajrore krahas vlerave të qytetit të gurtë të zgjerojnë guidat e tyre edhe me udhëtime në pjesën e bregdetit.
Vendosja në jetë e projektit për aeroportin e Gjirokastrës do ti vinte në ndihmë edhe zhvillimit të biznesit prodhues, tregtar etj., që operon aktualisht në këtë zonë. Në Gjirokastër ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa prej kompanive më të mëdha në rang vendi si në fushën e agroindustrisë, përpunimit të drurit, plastikës, gurit, në fushën e ndërtimit etj. Këtyre lloj biznesesh u shtohen edhe 12 filiale bankash vendase dhe të huaja që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Gjirokastër. Në vijën kufitare mes Qarkut të Gjirokastrës dhe shtetit grek operojnë tri pika doganore: Kakavija (Gjirokastër), Sopiku (Gjirokastër) dhe Tre Urat (Përmet) çka bën që numri i personave që lëvizin transit brenda një dite në drejtim të Shqipërisë dhe për në Greqi të jetë rreth 3 mijë vetë në ditë.

Në këtë drejtim qyteti i Gjirokastrës ka një pozicion gjeografik të favorshëm si vendkalim dhe kryqëzim rrugësh lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikat afërsia me Greqinë, si dhe afërsia me portin ndërkombëtar rajonal të Igumenicës (Greqi), ky i fundit lehtësisht i arritshëm falë edhe një rrjeti komunikim rrugor të nivelit bashkëkohor.
Fluturimet në aeroportin e Gjirokastrës do të ishin një mbështetje e madhe dhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit, duke ndihmuar vendosjen në eficensë të plotë trashëgiminë kulturore. Aktualisht në qytet operojnë me dhjetëra gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike jo vetëm kombëtare, por edhe medias së huaj. Në bazë të eksperiencave ndërkombëtare, por dhe sugjerimeve konkrete të specialistëve vendas dhe të huaj të aviacionit të shprehura në shumë studime, rezulton se aeroporti i ka të gjitha elementet teknike për të qenë një aeroport rajonal ndërkombëtar.
Pushteti vendor i Gjirokastrës (Këshilli i Qarkut dhe Bashkia) gjithmonë kanë shprehur interesim për rehabilitimin dhe rivënien në funksion të këtij aeroporti. Në funksion të kësaj ideje janë organizuar shumë takime me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave Ajrore, si dhe me Drejtorinë e Aviacionit Civil në Tiranë dhe me faktorin e huaj, ku vlen të përmendet ndihma e dhënë nga DIE (Delegacioni Italian i Ekspertëve), që në vitin 2003 bëri të mundur të realizojë stacionin meteorologjik të standardeve ndërkombëtare, si dhe të furnizojë materialet për rrethimin e aeroportit.
Qarku i Gjirokastrës në vitin 2003 në bashkëpunim me specialistët italianë të VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe të një shoqërie private, edhe ajo italiane, realizoi një studim fizibiliteti për këtë aeroport. Në takimin e fundit me gjeneral Aldo Piccoti të DIE, si dhe ish-konsullin e përgjithshëm italian në Vlorë, dr. Lorenzo Tomassoni, përfaqësuesit e bashkisë së qytetit kërkuan ndihmën e tyre për të parë mundësitë e rehabilitimit të aeroportit, për ta nxjerrë atë nga degradimi dhe vënien në funksion të aktiviteteve të ndryshme siç mund të jenë ato të emergjencave civile, ushtarake dhe mbi të gjitha aktivitetet turistike. Italianët u shprehën dakord për të ndihmuar në rehabilitimin e aeroportit duke kryer disa ndërhyrje te kulla e navigimit dhe aerostacioni.
Këshilli i Rregullimit të Territorit i Këshillit të Qarkut Gjirokastër në vitin 2008 aprovoi Studimin e zonës së mbrojtur aeroportuale të Gjirokastrës. Ky studim u përgatit nga specialistët italianë, sikurse dhe projektin e terminalit.

Me vendim të KRRT-së së bashkisë në vitin 2003 dhe të qarkut në 2008-n, zona rreth aeroportit është shpallur zonë e mbrojtur aeroportuale. Nga ana e tyre, delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, i drejtuar nga përfaqësuesit më të lartë të tij, vizitoi përpara pak kohësh aeroportin, duke u shprehur shumë optimist për riaktivizimin e aeroportit. Kurse Këshilli i Qarkut Gjirokastër prej disa muajsh është duke bashkëpunuar me një shoqëri italiane për ta dhënë me koncesion aeroportin e Gjirokastrës. Gjithashtu janë realizuar disa takime mes përfaqësuesve të qarkut dhe shoqërisë italiane me Kryeministrin Berisha, ministrin e Transporteve, Olldashi, dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil. Lëvizjet e fundit tregojnë për konkretizimin e rikthimit të fluturimeve në aeroportin 80-vjeçar të Gjirokastrës.
2. Gjendja aktuale e Aeroportit te Gjirokasters
Aeroporti i Gjirokastres ndodhet ne nje distance 0.8 km nga ana lindore e qytetit e 0.5 km nga rruga nacionale , shtrihet ne fushen e Gjirokastres, ne nje lartesi 190 m mbi nivelin e detit. Aeroporti perfshin nje siperfaqe komplekse rreth 124 000 m2 nga te cilat 96 000 m2 perfaqesojne pisten e fluturimit, 18 000 m2 sheshi i rakordimit dhe 10 000 m2 zona e sherbimit.
Zona e sherbimit ne afersi te hyrjes se aeroportit qe perfshin rreth 10 000 m2, ka ne perberje disa ndertesa .
*Autori është pjestar i lobimit për Projektin e Aeroportit të Gjirokastrës