E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësia aktuale e Komunës së Gostivarit, deri më tani ka bërë riorganizim serioz të hapësirave të veta. Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe për të qenë sa më afër qytetarëve, Komuna e Gostivarit planifikon të bëjë edhe disa ndërhyrje të caktuara në riorganizimin hapësinor të Qendrës komunale për shërbime, sallës së takimeve dhe sallës për lidhjen e kurorave.
Komuna dhe Ministritė rajonale me hyrje tė ndara








Administrata komunale dhe administrata shtetërore shfrytëzojnë hyrje të veçanta. Mbishkrimet e reja në hyrjen e mesme të objektit të përbashkët, të cilat i vendosi Komuna e Gostivarit, njoftojnë qytetarët se aty gjenden njësitë rajonale disa ministrive, drejtorive të ndryshme dhe disa inspektorate shtetërore.

“E gjithë kjo u bë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë, ofrim të shërbimeve më cilësore qytetarëve, si dhe mos përzierjes së kompetencave të administratës komunale dhe asaj shtetërore. Respektimi i orarit të punës, disiplina, transparenca, mirësjellja, cilësia e shërbimeve, higjiena dhe mirëmbajtja e hapësirave, dallojnë dukshëm ndërmjet komunës dhe njësive rajonale të ministrive, por për shkak të shfrytëzimit të objektit të përbashkët, të pandarë fizikisht, shpeshherë jemi kritikuar pa të drejtë nga ana qytetarëve”, thekson kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani.

Para se të bëhet ndarja fizike e korridoreve që lidhnin institucionet e veçanta, u nda parkingu, ngrohja qendrore dhe rrjeti elektrik, si dhe u bë ndërrimi i një zyre të Komunës me Drejtorinë e të hyrave publike.

Udhëheqësia aktuale e Komunës së Gostivarit, deri më tani ka bërë riorganizim serioz të hapësirave të veta. Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe për të qenë sa më afër qytetarëve, Komuna e Gostivarit planifikon të bëjë edhe disa ndërhyrje të caktuara në riorganizimin hapësinor të Qendrës komunale për shërbime, sallës së takimeve dhe sallës për lidhjen e kurorave.

Publikuar: 19.01.2011 | 17:06
Lexuar: 469 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime