E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me këto projekte do të përmirësohet cilësia e jetës dhe ruajtjes së ambientit të jetesës", deklaroi drejtori i Ministrisë italiane të Ambientit të Jetesës, Territorit dhe Detit, Korado Klini.
Qeveria italiane do tė pėrkrah projekte nė pjesėn e ambientit tė jetesės










Qendër për qëndrueshmëri energjetike, që do të vendoset në hapësirat e reja të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, duhet të jetë rezultati nga Memorandumi për bashkëpunim mes Universitetit të EJL-së dhe Universitetit në Sienë, që u nënshkrua sot në Tetovë.

Në takimin morën pjesë ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor Nexhati Jakupi dhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit të Jetesës së Italisë.

"Me këto projekte do të përmirësohet cilësia e jetës dhe ruajtjes së ambientit të jetesës", deklaroi drejtori i Ministrisë italiane të Ambientit të Jetesës, Territorit dhe Detit, Korado Klini.
Maqedoni-Itali, bashkëpunim për ambientin

Sipas ministrit Jakupi, bëhet fjalë për rreth 200 mijë euro, me të cilat qeveria italiane do t'i përkrah projektet tona në pjesën e ambientit të jetesës, me ç'rast prioritet do të jetë mundësimi i kushteve urbane për shfrytëzimin e biçikletave me ndërtimin e shtigjeve, vendosjen e sinjalizimit, e tjerë.

Maksimiliano Montini nga Universiteti në Sienë tha se me Memorandumin e nënshkruar, theks i posaçëm do të vendoset në qëndrueshmërinë, si dhe në rregullimin dhe afrimin ndaj ligjeve të BE-së në pjesën e ambientit të jetesës.

Në takimin është ripërtëritur edhe marrëveshja për bashkëpunim mes ministrive të të dy shteteve, që filloi nga vitit 2005 dhe u realizua në tre sfera - burime ripërtëritëse energjetike, projekte nga Protokolli i Kjotos, si dhe përtëritja e lokacioneve të ndotura. Marrëveshja e re ka të bëjë me mundësimin e lëvizjes së qëndrueshme në rajone urbane.

Publikuar: 19.01.2011 | 08:51
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime