E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Drejtorisë, numri më i madh i të interesuarve është në Manastiri, Prilepi, Kumanova, Karposh dhe Kisella Voda. Nga Ministria e Financave i kujtojnë qytetarëve se deri më 27 janar kur skadon afati, për ta filluar procesin e blerjes së oborreve, do të duhet të paraqesin të paktën kërkesë për privatizim.
Interesimi i madh pėr blerjen e oborreve me ēmimin 1 euro M2










Vetëm 8 ditë para skadimit të afatit, radhë të gjata qytetarët vërehen në sportelet e zyrave Komunale të Drejtorisë për çështje pronësoro- juridike, për të aplikuar për blerjen e oborreve me çmimin 1 euro për metër katror. Megjithëse mundësia është hapur për më shumë se një vit e gjysmë, që prej të hënës, çdo ditë dorëzohen rreth 1300 kërkesa.

E njëjta shumë, kërkesash ishte dorëzuar vitin e kaluar, sa për një muaj. Sipas Drejtorisë, numri më i madh i të interesuarve është në Manastiri, Prilepi, Kumanova, Karposh dhe Kisella Voda. Nga Ministria e Financave i kujtojnë qytetarëve se deri më 27 janar kur skadon afati, për ta filluar procesin e blerjes së oborreve, do të duhet të paraqesin të paktën kërkesë për privatizim.

Që t’i përgjigjen numrit të lartë të kërkesave, janë përforcuar shërbimet në sportele. Ndërkaq, një pjesë e qytetarëve kërkojnë që qeveria të zgjasë afatin për blerjen e oborreve. Ata ankohen për procedura burokratike voluminoze. Ministri i financave, Zoran Stavrevski, e hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së afatit, pastaj, me kryeministrin Gruevski doli me qëndrim më të zbutur. Ata thanë se pas 27 janarit së pari do të bëjnë grumbullimin e të dhënave, e më pas do të shohin mundësin për shtyrje eventuale të afatit. Megjithatë, ata që deri më 27 janar nuk do të paraqesin kërkesa për blerjen e tokës, në të ardhmen do të duhet të paguajnë qiranë, me çmimin që më pastaj do ta caktojë shteti.

Publikuar: 19.01.2011 | 22:03
Lexuar: 478 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime