E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertë nga organizata "Er Uorldvajd", e cila bën vlerësim të rreziqeve nga katastrofat natyrore dhe dëmet që po i shkaktojnë, konsiderojnë se tërmeti në Abruci ka shkaktuar dëm në vlerë prej dy deri tre miliardë euro. Ekonomistët italianë konsiderojnë se për shkak të rindërtimit të krahinës nga tërmeti do të dështojnë disa projekte të mëdha infrastrukturore.
Tėrmeti nė Itali: Dy - tre miliardė euro, dėm












Kryeministri italian Silvio Berluskoni dje theksoi se pas termetit katastrofal rindërtimi i rajonit Abruco do të zbatohet në formë të 100 projekteve, ndërsa secili prej tyre do të menaxhohet nga një prej gjithsej 102 krahinat italiane. Procesin do ta vëzhgojë Qeveria italiane.

Të martën Berluskoni e pranoi edhe ndihmën nga Uashingtoni për rindërtimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga tërmeti në Abruco.

Ekonomistët italianë konsiderojnë se për shkak të rindërtimit të krahinës nga tërmeti do të dështojnë disa projekte të mëdha infrastrukturore. Sipas Franko Brunit, ekonomist nga Universiteti "Bokoni" në Milano ekziston siguri që Berluskoi tani për tani të heq dorë nga realizimi i projektit për ndërtimin e urës mes Italisë jugore dhe Sicilisë mbi Ngushticën e Mesinës dhe ta përdorë shumën e parë prej 1,3 miliardë eurove, të ndara për fillimin e projektit, për aktivitete të ndërlidhura me rindërtimin e Abrucës.

Në këtë zonë janë dëmtuar 15.000 ndërtesa, mes të cilave shtëpi private, shkolla, përmendore historike, pallate mesjetare. Tash për tash Qeveria italiane ka akorduar 30 milionë euro për ndihmë speciale, ndërsa Ministria e Arsimit, gjithashtu ndau 16 milionë euro për rindërtimin e institucioneve arsimore të shkatërruara.

Historia ka treguar se Italia ka shpenzuar 46 miliardë euro për rindërtimin e vendit nga tre tërmete, të cilat kanë ndodhur nga viti 1976 deri më tani. Për shembull në vitin 1977, tërmeti në Asizi i ka kushtuar vendit katër miliardë euro, ndërsa lëkundja në Napoli në vitin 1980, ku e humbën jetën 2.700 njerëz i ka kushtuar Italisë 32 miliardë euro.

Ekspertë nga organizata "Er Uorldvajd", e cila bën vlerësim të rreziqeve nga katastrofat natyrore dhe dëmet që po i shkaktojnë, konsiderojnë se tërmeti në Abruci ka shkaktuar dëm në vlerë prej dy deri tre miliardë euro.

Kompanitë e sigurimeve, i vlerësojnë dëmet në rreth 40.000 milionë euro, sepse një numër shumë i vogël i banorëve në krahinë e kanë siguruar pronën e tyre nga katastrofat natyrore

Publikuar: 09.04.2009 | 03:52
Lexuar: 796 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime