E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Specialistët thonë gjithmonë se ngrënia e tepërt, pija e tepërt dhe puna e tepërt kanë pasoja negative për organizmin. Por, pak herë është folur për rreziqet e “stërvitjes së tepërt”.
Shumė ushtrime dėmtojnė zemrėn






Të thuash që tejkalimi i masës është i dëmshëm për shëndetin nuk është diçka e re.

Specialistët thonë gjithmonë se ngrënia e tepërt, pija e tepërt dhe puna e tepërt kanë pasoja negative për organizmin. Por, pak herë është folur për rreziqet e “stërvitjes së tepërt”.

Një studim nga shkencëtarë spanjollë tregon se praktikimi i ushtrimeve të rezistencës në mënyrë intensive dhe përgjatë shumë viteve sjell probleme në zemër.

Sipas këtij studimi, ushtrime të tilla si biçikleta mund të sjellin shfaqjen e aritmisë.

Dihet se ushtrimet ndikojnë në ndryshimin anatomik të zemrës duke e shndërruar në atë që quhet “zemër atleti”, por ky është studimi i parë që tregon se këto ushtrime mund të çojnë në sëmundje.

Këto rezultate mund të krijojnë shqetësim vetëm për ata që praktikojnë ushtrime të një niveli të lartë (maratonistët ose çiklistët) dhe jo për ata që bëjnë ushtrime të moderuara dhe të rregullta.

Publikuar: 20.01.2011 | 10:59
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime