E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

EULEX-i ka shpallur zonë rreziku veriun e Kosovës me anë të një vendimi që u është dërguar pjesëtarëve të këtij misioni, ku u kërkohet që të kenë kujdes në komunat veriore të Kosovës.
Rexhepi: EULEX-i tė tėrhiqet nga veriu






Pasi që EULEX-i ka shpallur veriun e Kosovës si zonë të rrezikshme, për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka kërkuar publikisht nga ky mision që të tërhiqet nga veriu, shkruan sot “Koha Ditore”.

EULEX-i ka shpallur zonë rreziku veriun e Kosovës me anë të një vendimi që u është dërguar pjesëtarëve të këtij misioni, ku u kërkohet që të kenë kujdes në komunat veriore të Kosovës.

EULEX-i ka arsyetuar marrjen e këtij vendimi, për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në atë pjesë, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak ministrit Rexhepi, i cili ka kërkuar nga EULEX-i që të tërhiqet nga veriu nëse nuk është në gjendje të veprojë.

“Gjendja në Mitrovicë ende nuk ka ndryshuar dhe në qoftë se EULEX-i nuk është në gjendje të veprojë atje, le të tërhiqet dhe për sigurinë do të kujdeset KFOR-i dhe Policia e Kosovës”, i ka thënë Rexhepi gazetës, raporton Koha.

Por zëdhënësja e misionit evropian për sundim të ligjit, Kristina Herodes, ka deklaruar se ky vendim është marrë pas vlerësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë pjesë. “

Të gjitha misionet ndërkombëtare kanë rregulla të sigurisë, të cilat vazhdimisht rishikohen në bazë të ndryshimit të situatës së sigurisë dhe u komunikohen të gjithë anëtarëve të misionit si çështje rutinë”, ka deklaruar Herodes.

Publikuar: 20.01.2011 | 12:35
Lexuar: 271 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime