E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Pritjet e mia janë të mëdha. Por, çdoherë sërish jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer nga bllokada ndaj Maqedonisë. Shpresoj se do të tejkalohet. Por, nëse nuk arrihet, atëherë për atë nuk do të jenë fajtorë miqtë hungarezë, të cilët me siguri do të japin mund për t'u zgjidhur kjo çështje, por të dyja palët - të cilat nuk mund të arrijnë marrëveshje, për çka do të më vijë shumë keq", deklaroi Hojer për Dojçe Vele-n.
Hojer: Shpresoj qė bllokada e Maqedonisė do tė tejkalohet






Sekretari shtetëror në MPJ-në gjermane, Verner Hojer shpreson se gjatë kryesimit hungarez do të tejkalohet kontesti i Greqisë dhe Maqedonisë që po e bllokon përparimin e Maqedonisë drejt Unionit, por, thotë, nëse kjo nuk ndodh, faji nuk duhet kërkuar në Budapest, por tek dy palët të cilat nuk mund të arrijnë marrëveshje.

"Pritjet e mia janë të mëdha. Por, çdoherë sërish jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer nga bllokada ndaj Maqedonisë. Shpresoj se do të tejkalohet. Por, nëse nuk arrihet, atëherë për atë nuk do të jenë fajtorë miqtë hungarezë, të cilët me siguri do të japin mund për t'u zgjidhur kjo çështje, por të dyja palët - të cilat nuk mund të arrijnë marrëveshje, për çka do të më vijë shumë keq", deklaroi Hojer për Dojçe Vele-n.

Ai dje në Komisionin për çështje evropiane në Bundestag foli për pritjet nga kryesimi hungarez.

"Kur është në pyetje Ballkani Perëndimor, miqtë hungarezë me siguri janë ambiciozë! Por, druaj se në disa pika nuk do të ketë përparim të dukshëm", tha Hojer duke folur për zgjerimin e BE-së si pjesë të prioriteteve të kryesuesit të ri.

Tregoi se dëshirat e Kroacisë që deri në korrik të bëhet anëtare e BE-së janë joreale, ndërsa mbyllja e kapitujve të ri me Turqinë do të jetë e komplikuar për shkak të zgjedhjeve të qershorit.

Maqedoninë nuk e përmendi në fjalimin para Komisionit për ç'arsye reaguan disa deputetë, mes të cilëve edhe Manuel Saracin (Partia e të Gjelbërve) dhe Ditmar Nietan (SPD). Ata, duke e përshëndetur qëndrimin e Komisionit evropian se kontesti për emrin nuk është vendimtar për statusin dhe përparimin e vendit drejt BE-së, pyeti se çka do të bëjnë BE-ja dhe Gjermania për ta shtuar presionin ndaj Greqisë, me çka do të jepet sinjal që t'i hapet rruga Maqedonisë, e cila, siç vlerësuan, dukshëm ka shkuar më përpara në rajon, ndërsa përparimi drejt BE-së po i pengohet për shkak të gjërave të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me Evropën.

Publikuar: 20.01.2011 | 03:48
Lexuar: 202 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime