E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet janë të dedikuara si variantë rezervë kur vendi do të kishte nevojë, ndërkaq nuk mundet në mënyrë tjetër të sigurojë financim. Mjetet, kur do të tërhiqeshin, do të përdoren për të gjitha nevojat buxhetore.
FMN-ja e aprovoi  kredi pėr Maqedoninė nė shumė prej 480 milionė eurove










- Bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar e aprovoi linjën e hapur kreditore për Maqedoninë në shumë prej 480 milionë eurove. Maqedonia është vendi i parë anëtar i FMN-së që e shfrytëzon këtë instrument të ri, dedikuar para së gjithash për vende me politika të shëndosha, ndërkaq të cilat nuk kanë nevojë nga financimi, por përballen me rreziqe që do të mund të çonin në një nevojë të tillë.

Linja kreditore është me kohëzgjatje prej dy viteve, në vitin e parë do të jenë të kapshëm 400 milionë euro, me 80 milionë plotësues në vitin e dytë. Kjo u jep siguri vendeve se nëse vjen deri te ngjarjet negative, ato do të kenë mjete të mjaftueshme të cilat do të mund t'i tërheqin për ta ruajtir stabilitetin.

Kontraktimi i linjës kreditore ndihmon edhe në përforcimin e besimit dhe mundëson qasje më të lehtë deri tek mjetet e tregjeve të kapitalit. Krahas sigurisë, dobia nga kjo linjë kreditore është edhe dërgimi i sinjalit për investuesit se FMN-ja beson në cilësinë e politikave ekonomike dhe kjo mund të ndihmojë në procesin e emitimit të euro-obligacionit, përkatësisht ta ulë çmimin e tij.

Mjetet janë të dedikuara si variantë rezervë kur vendi do të kishte nevojë, ndërkaq nuk mundet në mënyrë tjetër të sigurojë financim. Mjetet, kur do të tërhiqeshin, do të përdoren për të gjitha nevojat buxhetore.

Sipas kushteve të linjës kreditore për kujdesshmëri, nevojitet të kryhet kontroll në çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të mund të ripërtërihet linja kreditore. Qëllimi i kontrolleve të këtilla është të konfirmojnë vazhdimësinë e politikave të shëndosha të autoriteteve. Nuk ekzistojnë kritere apo pikëpamje strukturore për ekzekutim siç janë në stend baj aranzhmanet standarde. Është e dizajnuar që të japë siguri.

Publikuar: 20.01.2011 | 13:11
Lexuar: 479 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime