E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri suedez i Financave shikon më shumë momente brengosëse në Suedi. Papunësia edhe mëtej është e lartë (rreth 8 për qind), amvisëritë suedeze vazhdojnë gjithnjë e më shumë të obligohen, ndërsa bankat vendore vazhdojnë me ekspanzion në vendet e huaja.
Anders Borg: Suedia po bėhet tigėr ekonomik i Evropės








Ekonomia suedeze po zhvillohet më mirë se nga e pritura, madje kështu Suedia veçmë llogaritet si tigër ekonomik në Evropë, deklaroi ministri suedez i Financave Anders Borg, duke paralajmëruar ende parashikime optimiste ekonomike për periudhën e ardhshme.

Por kjo, sipas Televizionit suedez SVT, nuk do të thotë se edhe normat e interesit do të shënojnë rritje më të shpejtë.

Ekonomia suedeze po rritet me tempo të atillë që momentalisht e tejkalojnë vetëm ekonomitë me rritje të përshpejtuar si Kina dhe India.

Duke pasur parasysh se në kuartalin e fundit vitin e kaluar bruto prodhimi vendor i Suedisë shënoi rritje prej gjashtë deri shtatë për qind, për këtë vit Borg mendon se rritja e BPV-së do të jetë rreth katër për qind.

Por, sipas Borgut, të fitohet epiteti "tigër ekonomik", nuk është vetëm pozitive, duke pasur parasysh se "tigër ekonomitë" në Azi përjetuar tronditje të fuqishme, si edhe "tigri i gjelbër" Irlanda.

Ministri suedez i Financave shikon më shumë momente brengosëse në Suedi. Papunësia edhe mëtej është e lartë (rreth 8 për qind), amvisëritë suedeze vazhdojnë gjithnjë e më shumë të obligohen, ndërsa bankat vendore vazhdojnë me ekspanzion në vendet e huaja.

Kjo e bën Suedinë të ndjeshme, në qoftë se do të ndodhte krizë e re financiare, konsideron Borg.

Publikuar: 20.01.2011 | 04:32
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime