E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, mendon Federata, duhet t'i definojë rregullat për negociim, e jo çdoherë me shoqata dhe fermerë të ndryshëm të flasë për problemet e njëjta.
Duhanprodhuesit dhe kompanitė tė dakrodohen pėr lėshime kontratat blerėse, propozon FFRM








Të ndërpriten manipulimet politike me duhanprodhuesit, ndërsa prodhuesit dhe blerësit të ulen në tryezë negociuese, sepse vetëm ata, si drejtpërdrejtë më të prekurit, mund ta zgjidhin problemin me blerjen, porositi sot Federata e fermerëve të Maqedonisë (FFRM).

Sipas FFRM-së, protestat janë legjitime, por duhet të jenë mjeti përfundimtar për tejkalimin e mundshëm të situatës. Paraprakisht duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat e tjerë. "Për momentin, zgjidhje e vetme e mundshme janë aktorët kyç, prodhuesit dhe kompanitë të thonë se në kontratat për blerje ka lëshime dhe të kontraktojnë lëshime nga të dyja anët", tha sot në konferencë për shtyp kryetari i Federatës, Andrija Sekullovski.

Bujqit, shtoi, nuk janë mirë të organizuar, nuk dihet se kush, kë dhe çka përfaqëson, nëse me të vërtetë mbrohen interesat e tyre. "Është i domosdoshëm riorganizim i shoqatave, që të dihet se kush për momentin i mbron qëndrimet e duhanprodhuesve. Në negociatat e deritanishme të paramenduara, asgjë nuk është vënë në letër, nuk janë definuar kurfarë parametrash të cilat do të duhej app jo të respektohen. prodhuesit praktikisht janë keqpërdorur në bazë të politikës ditore dhe kjo do të vazhdojë gjithnjë derisa nuk organizohen mirë", theksoi Sekullovski.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, mendon Federata, duhet t'i definojë rregullat për negociim, e jo çdoherë me shoqata dhe fermerë të ndryshëm të flasë për problemet e njëjta.

Për zgjidhjen e situatës me blerjen e duhanit FFRM sugjeron që të përforcohen kontrollet inspektuese në pikat blerëse, të jepen fletë-llogari blerëse me të dhëna për bruto peshën dhe të gjitha heqjet e bëra gjatë blerjes dhe të revidohen marrëveshjet për blerje në pajtim me rregullat ligjore. Federata e fermerëve posaçërisht e thekson problemin me mosinformimin e bujqve që mundëson manipulimin e tyre.

Publikuar: 20.01.2011 | 13:56
Lexuar: 269 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime