A do të shkoj në Firence? Kjo është një pyetje me vend. Unë jam pak i zhgënjyer pasi nuk e kuptoj plotësisht situatën që është krijuar, tha Behrami për Il Corriere Fiorentino. Çdo gjë dukej e kryer, por për momentin kalimi te Fiorentina duket i pasigurt. Unë mund të them se kam bërë çmos për të ardhur në Firence. Do të shohim se çfarë ndodh, shtoi ai për të përditshmen italiane.
Shënjestra e Fiorentinës, Valon Behrami, pranoi se kalimi i tij tek Vjollcët nga West Hami ka hasur në pengesa derisa ai pretë që negociata të përparojnë. Ajo që dukej si një marrëveshje pothuajse e kryer ka hasur në pengesa, por kosovari me nënshtetësi zvicerane, 25 vjeç, duket sikur dëshiron medoemos të largohet nga Londra lindore.
A do të shkoj në Firence? Kjo është një pyetje me vend. Unë jam pak i zhgënjyer pasi nuk e kuptoj plotësisht situatën që është krijuar, tha Behrami për Il Corriere Fiorentino. Çdo gjë dukej e kryer, por për momentin kalimi te Fiorentina duket i pasigurt. Unë mund të them se kam bërë çmos për të ardhur në Firence. Do të shohim se çfarë ndodh, shtoi ai për të përditshmen italiane.
Lajmet nga Italia raportojnë se West Hami nuk ka pranuar një çmim që i ka ofruar Fiorentina, të cilët nuk dëshirojnë që të paguajnë ndonjë shumë të madhe për shërbimet e Behramit.