E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve të reja, marina ushtarake amerikane ka dashur të blejë 23 raketa Kh-31, të dedikuara për shkatërrim të caqeve në vend. Rol të rëndësishëm në operacionin, motivi i të cilit ka qenë që SHBA-ja të marrë informata për hollësitë e teknologjisë ruse të cilën e shfrytëzon Bjellorusia, ka luajtur edhe një ndërmjetësues çek, por emrat nuk theksohen.
Uikiliks: Ēekia joqėllimisht i ka pamundėsuar SHBA-sė blerje tė fshehtė tė raketave ruse









- Ministria çeke e Punëve të Jashtme në vitin 2005 joqëllimisht i ka pamundësiar SHBA-së në tentimin e fshehtë të blejnë raketa ruse ajër-tokë përmes Bjellorusisë dhe ndërmjetësues të tjerë.

Këtë, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, e publikuan gazetat çeke, duke iu referuar telegrameve të besueshme nga Ambasada amerikane në Pragë, të cilat me ndihmën e Uikiliksit i zbuloi internet portali bjellorus "Novani.bi".

Sipas burimeve të reja, marina ushtarake amerikane ka dashur të blejë 23 raketa Kh-31, të dedikuara për shkatërrim të caqeve në vend. Rol të rëndësishëm në operacionin, motivi i të cilit ka qenë që SHBA-ja të marrë informata për hollësitë e teknologjisë ruse të cilën e shfrytëzon Bjellorusia, ka luajtur edhe një ndërmjetësues çek, por emrat nuk theksohen.

E gjithë procedura është fshehur dhe raketa gjoja kanë qenë të deidkuara për Ukrainën, ndërsa përmes ndërmjetësuesit çek në fundit do të arrinin në SHBA.

"Ndërmjetësuesi ukrainas do të marrë 20 për qind provizion dhe do t'ia dorëzojë rekatet një tregtari çek me armë, i cili do t'i shtyjë në Çeki dhe do t'ua bëjë qasëse kompanive amerikane për transport në SHBA", ka qenë e shkruar në telegramin e ambasadorit të atëhershëm amerikan në Pragë, Uiliam Kanabis, të cilën e publikoi Uikiliks.

Nga burime tjera diplomatike del se Çekia e ka pamundësuar këtë biznes kur organet kompetente duke mos e ditur për prapavijën e aksionit, ndërmjetësuesit çek i kanë dhënë licencë për bëerje të raketave.

Mediumet bjelloruse në fund e lënë të hapur çështjen se nëse është e mundur që kjo shitblerje në fund të realizohej përmes ndërmjetësuesve tjerë, kur ka dështuar pala çeke, duke pasur parasysh faktin që SHBA-ja posedon raketa ruse Kh-31, versioni MA-31.

Publikuar: 20.01.2011 | 14:24
Lexuar: 416 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime