Kryeministri në largim, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri në largim Bajram Rexhepi me anëtarë të Kryesisë kanë takuar të enjten disa familje në Mitrovicë, ndërsa më vonë kanë shëtitur nëpër rrugën e qytetit, ku ka biseduar me qytetarë.
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar sërish në Mitrovicë, ku ka porositur rivalin e tij politik, kreun e LDK-së Isa Mustafa, se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vjeshtë - por jo në vjeshtën e këtij viti siç kishte kërkuar ai - por në atë të vitit 2014.
Mustafa, të mërkurën në Mitrovicë kishte deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vjeshtë, pasi që rezultatet e zgjedhjeve të fundit nuk mund të krijojnë një qeveri legjitime afatgjate.
Kryeministri në largim, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri në largim Bajram Rexhepi me anëtarë të Kryesisë kanë takuar të enjten disa familje në Mitrovicë, ndërsa më vonë kanë shëtitur nëpër rrugën e qytetit, ku ka biseduar me qytetarë.
Thaçi ka qëndruar edhe në lagjen Ura e Gjakut, në të cilën ka takuar simpatizantë dhe anëtarë të këtij subjekti politik kosovar, por edhe kryefamiljarë të disa familjeve, të cilave u ka thënë se PDK-ja ka shënuar një fitore bindëse në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Në takime Thaçi ka ripërsëritur se pas përfundimit të rivotimit edhe në Mitrovicë nuk do të ketë vështirësi në formimin e qeverisë, pasi që programi i PDK-së po gjen përkrahje edhe nga disa parti tjera. (zëri)