Çingoski potencoi se prodhimi i zmadhuar kontribuoi për zvogëlimin e importit të energjisë elektrike dhe për kursime prej 60 milionë euro. Sipas tij, me bilancin energjetik është paraparë të importohen 439 gigavat orë energji elektrike, ndërsa janë importuar vetëm 284 gigavat orë për të cilën gjë janë ndarë 12,9 milionë euro ose është arritur kursim prej 13 milionë euro.
SHA "Elektranat e Maqedonisë" vitin 2010 e përfundoi me prodhim rekord prej 6.462 gigavatë orë energji elektrike, që është prodhimi më i madh nga ekzistimi i sistemit energjetik në shtet, theksoi drejtori i SHA ELEM Vllatko Çingovski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se janë prodhuar për 444 gigavat orë më shumë se që është planifikuar 6.018 gigavat orë në Bilancin Energjetik që është tejkalim prej 7,4 për qind.
"Në prodhimin në vitin 2010 shënohen dy rekorde të rëndësishme. I pari është prodhimi më i madh nga ekzistimi i cili është për 62 gigavat orë më i madh nga rekordi i deritanishëm nga viti 1998, kur janë prodhuar 6.400 gigavat orë. I dyti është prodhimi rekord i hidroelektranave, i cili është 2.184 gigavat orë dhe është dukshëm më shumë se rekordi i deritanishëm i arritur në vitin 2006 kur janë prodhuar 1.510 gigavat orë", tha Çingoski.
Çingoski potencoi se prodhimi i zmadhuar kontribuoi për zvogëlimin e importit të energjisë elektrike dhe për kursime prej 60 milionë euro. Sipas tij, me bilancin energjetik është paraparë të importohen 439 gigavat orë energji elektrike, ndërsa janë importuar vetëm 284 gigavat orë për të cilën gjë janë ndarë 12,9 milionë euro ose është arritur kursim prej 13 milionë euro.
Në vitin 2008 për importimin e energjisë elektrike, siç theksoi, janë harxhuar 81 milionë euro, 2009, 21,8 ndërsa në vitin 2010 12,9 milionë euro që është për 71 për qind më pak në krahasim me vitin 2008.
Për vitin 2011 paralajmëroi se do të vazhdojë me revitalizimin e REK Manastir me modernizimin e bllokut të dytë, si dhe revitalizimin e hidroelektranave në fazën e dytë, sendërtimin e CHE Sveta Petku, fillimin e ndërtimit të CHE Ura e Boshkos, Parkun e elektranave të erës në Bogdanc dhe punimeve ndërtimore në Fushën e Llukovës.