Kompozicionet e krijuara ekspresive figurative dhe veprat në frymën e abstarksionit të ri, Beqiri përveç se në Kavadar i ka ekspozuar edhe në Tetovë, Shkup dhe Prishtinë. Ka marrë pjesë në disa ekspozita të shumta grupore dhe koloni arti në Maqedoni dhe në mbarë Evropën. Është fitues i më shumë çmimeve shtetërore dhe ndërkombëtare.
Në galerinë e qytetit në kuadër të shtëpisë së kulturës "Ivan Mazov Klime" mbrëmë u hap ekspozita e Nehat Beqirit, i cili përveç se me fotografi merret edhe me skulpturë, disenjim, ilustrime dhe grafikë.
Kompozicionet e krijuara ekspresive figurative dhe veprat në frymën e abstarksionit të ri, Beqiri përveç se në Kavadar i ka ekspozuar edhe në Tetovë, Shkup dhe Prishtinë. Ka marrë pjesë në disa ekspozita të shumta grupore dhe koloni arti në Maqedoni dhe në mbarë Evropën. Është fitues i më shumë çmimeve shtetërore dhe ndërkombëtare.
Në Kavadar në Shtëpinë e Kulturës mbrëmë u hap edhe një ekspozitë retrospektive, ku kavadarasit patën mundësi, edhe një herë, në mënyrë retrospektive t'i shohin veprat e artit të ekspozuar në vitin 2010 si pjesë e manifestimit qytet i kulturës.
Beqiri ka lindur në Tetovë më 1 gusht të vitit 1967. Ka diplomuar në vitin 1991 në drejtimin për pikturë në klasën e profesor Musli Maliqit dhe ka magjistruar në vitin 2001 në Fakultetin për art figurativ në Prishtinë.