E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli i ri i komunës së Dibrës sot mbajti seancë konstituive në të cilën me shumicë votash për kryetar u zgjodh Nizamedin Prapaniku nga BDI-ja i cili edhe gjatë katër viteve të kaluara e ka kryer këtë funksion.
Konstituohet Kėshilli nė komunėn e Dibrės











Këshilli i ri i komunës së Dibrës sot mbajti seancë konstituive në të cilën me shumicë votash për kryetar u zgjodh Nizamedin Prapaniku nga BDI-ja i cili edhe gjatë katër viteve të kaluara e ka kryer këtë funksion.

Kundër zgjedhjes së tij votuan tre këshilltarë nga Demokracia e Re dhe këshilltari i PPD-së, pasi që, siç elaboruan, për zgjedhjen e tij paraprakisht nuk ka pasur konsultime më të gjera me të gjitha partitë.

Këshilltarët e inj i përshëndeti edhe kryetari i komunës Argëtim Fida dhe u dëshiroi që të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm siç ka qenë edhe me Këshillin paraprak.

Pas zgjedhjes, Prapaniku paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit të tij të vendosur nga Këshili paraprak, pavarësisht përkatësisë partiake, ndërsa gjithçka në interes të qytetarëve të komunës së Dibrës.

Duke e përshëndetur konstituimin e Këshillit, myftiu dibran Ruzhdi Lata u rekomandoi këshilltarëve të punojnë për të mirën dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve të komunës të cilët ua kanë dhënë besimin.

"Ju e fituat besimin nga qytetarët, ka është nder i madh, por duhet edhe ta arsyetoni. Për të mirën e komunës dhe të qytetarëve të saj, është e nevojshme të bashkëpunoni mes vete, si dhe me qytetet e tjera", tha Lata.

Këshilli i komunës së Dibrës numëron 15 këshilltarë, gjashtë nga BDI-ja tre nga Demokracia e Re dhe nga një këshilltar nga VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja, PBR, PAE, PPD-ja dhe PDSH-ja.

Publikuar: 09.04.2009 | 19:40
Lexuar: 816 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime