Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Satvreski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se masa është në drejtim të mbështetjes së industrisë vendore dhe mbështetjen e ekonomisë së Maqedonisë.
Gjatë nëntë muajve të ardhshëm dogana për importin e sheqerit të bardhë do të jetë pesë për qind. Vendimin për uljen e doganës prej 30 për qind, aq sa ishte deri më tani e mori Qeveria në seancën e pardjeshme.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Satvreski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se masa është në drejtim të mbështetjes së industrisë vendore dhe mbështetjen e ekonomisë së Maqedonisë.
"Është vendosur me kërkesë të ekonomisë dhe përkon me kushtet e tregut, gjegjësisht për shkak zmadhimit të çmimit të bursës së sheqerit për shkak gjendjeve në vendet të cilat janë prodhuese kryesore të sheqerit Tajlanda, Brazili dhe Australia", tha Stavreski.
Ai paralajmëroi se nëse janë pozitive efektet e kësaj mase qeveritare, e Qeveria pret të jenë, kjo masë do të vazhdojë edhe më tej dhe do të transferohet në zvogëlim afatgjatë të procedurës doganore.
Për atë se nëse do të prolongohet afati i dorëzimit të kërkesës për blerjen e tokës për oborre, ministri Stavreski theksoi se tani për tani afati përfundimtar është 27 janari i këtij viti dhe se pas përfundimit të këtij afati do të bëjë analizë se cila është gjendja dhe rrethanat dhe në bazë të kësaj, Qeveria do të sjell vendim përkatës nëse duhet të jepet mundësi e re ose të përfundojë me këtë afat.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Stavreski theksoi se Republika e Maqedonisë e përfundoi vitin 2010 me deficit buxhetor prej 2,5 për qind, sa ishte projektuar edhe pagesa qindpërqindëshe e tatimeve.
Ministri sqaroi se Maqedonia e ruajti nivelin e ulët dhe mesatar të deficitit buxhetor dhe janë realizuar në tërësi të ardhurat e planifikuara buxhetore siç është paraparë.