E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me keqardhje duhet ta them se gjasat janë në minimum, për pjesëmarrje në mitingun e Sofjes që mbahet në shkurt, sepse këtë vit nuk kemi ndihmesën e askujt për pjesëmarrje në këto gara- thonë drejtuesit e këtij klubi të atletikës.
Klubi Atletikė “Liria“  Saraj, vazhdon pėrgatitjet pėr sezonin e ri






Shaban SINANI

Klubi atletikës “Liria” pas sukseseve të shumta në vitin e parë të garave në kampionatin republikan, pothuajse nuk ka ndërprerë aspak punë e tyre të përditshme. Kjo do të thotë se stafi teknik duke filluar nga 6 dhjetori dhe tani në janar me intensitet të shtuar punojnë në kushtet ekzistuese për punë. Seancat stërvitore drejtohen na kryetrajneri Rrahman Alija, trajnerët Sherif Sherifi dhe Ridvan Memedov.

“Derisa gjatë dhjetorit punonim tre herë në javë pas festave të vitit të ri punojmë pesë herë në javë . Stërvitjet zhvillohen në Q.R.S. Saraj, në planin teknik dhe kondicional, kurse pas dite, ushtrimet i kemi vazhduar në sallën e Sh. F. “ Bajram Shabani “ në Kondovë, ku kemi vazhduar me ushtrimet pliometrike dhe ngritjen e bazës fizike të forcës dhe aksplozivitetit” theksoi trajneri përgjegjës Rrahman Alija .

Në ekipin Liria pos anëtarëve tani më të dëshmuar ka edhe garues të ri dhe të moshave shumë të reja si Vjollca Bardhi dhe Djellza Ukshini të cilat janë vetëm 9 vjeçare, ta cilat ushtrojnë krahë përkrahë me Valbona Selimi, Sermedie Latifova, Drita Islami, Ajsel Ahmetovska , Orhan Ismani, Samet Fazliu, Besir Zendeli, Blerim Hasallari, Hebip Hebipi dhe Berat Zeneli. “Nga të gjithë këto garues në sezonin e ri garues pra në 2011 presim rezultate më të mira” tha njëri nga trajnerët në ekip Sherif Sherifi.

Por në ekipin Liria, në krahasim me vitin 2010 ku kishte suksese shumë të mira në kategorinë e vajzave, kësaj radhe pritet që rezultatet të jenë ashtu siç dëshirojnë në stafin teknik të mira edhe në kategorinë djemve.

“Personalisht jam i kënaqur nga angazhimi i atletëve nën mbikëqyrjen time dhe besoj se viti 2011 do jetë vit edhe më i suksesshëm se viti kaluar”, tha trajneri Ridvan Memedov.

Klubi atletikës Liria edhe këtë vit shpreson të merë pjesë në të gjitha garat që do të organizohen nga Federata e Atletikës së Maqedonisë, por edhe jashtë vendit por probleme kyç janë finesat, ndaj është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja në mitingun që mbahet në shkurt në Sofje të Bullgarisë . “Me keqardhje duhet ta them se gjasat janë në minimum, sepse këtë vit nuk kemi ndihmesën e askujt për pjesëmarrje në këto gara .

Kjo do të jetë humbje madhe për garuesit të cilët do të fitonin përvojë të madhe , por ja që kjo nuk varet nga ne” tha trajneri Rrahman Alija

Për në fund duhet të theksojmë se për zhvillimin e atletikës së sport më vlerësuar në botë, duhet infrastrukturë të nevojshme por edhe përkrahje institucionale, ndryshe garimi do të jetë aq sa ka mundësi, ndërsa rezultatet gjithmonë do të mbeten minimlae

Publikuar: 21.01.2011 | 00:15
Lexuar: 636 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime