Kriza aktuale ekonomike globale i kërcënohet eurozonës, shkruan "Tajmsi" londinez, duke paralajmëruar se kërcënimi më i madh për ekonominë botërore tani është "stuhia e ardhshme në zonën e valutës së përbashkët evropiane".
Kriza aktuale ekonomike globale i kërcënohet eurozonës, shkruan "Tajmsi" londinez, duke paralajmëruar se kërcënimi më i madh për ekonominë botërore tani është "stuhia e ardhshme në zonën e valutës së përbashkët evropiane".
Gazeta thekson se vendet e Bashkimit Evropian tani ndodhen në vetë qendrën e krizës, madje ndoshta edhe më shumë sesa SHBA-ja dhe Britania e Madhe, duke parashikuar se nëse ndodh që në muajt e ardhshëm të përjetojë goditje të ngjashme si të asaj pas falimentimit të bankës investuese amerikane "Liman bradhërs", kjo do të krijojë krizë të madhe në zonën e euros.
Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u kanoset falimentimi finaciar, ndërsa ekonomitë në Irlandë, Greqi dhe Portugali shënojnë rënie të përshpejtuar në rritjen e tyre ekonomike. Drejt këtyre tri vendeve në eurozonë, do të mundet shpejt të inkuadrohen edhe Spanja, por edhe Italia, e cila është "kampione në deficitin buxhetor", në Evropë, thekson gazeta londineze.
"Tajms" konsideron se vetëm një vend, e ajo është Gjermania që mund të japë ndihmë në një situatë të këtillë.
Por, çështje e madhe është nëse ky vend dhe BE-ja në tërësi do të mund të jenë më efikase në sanimin e pasojave nga goditja eventuale në euriozonë, sesa që ishte Qeveria amerikane gjatë "shuarjes së zjarrit" të saj të shaktuar nga banka "Liman bradhërs", konkludon gazeta.