Në aktin e vënies së gurrë-themelit morën pjesë edhe ministri i arsimit dhe zëvendësja Nikolla Todorov e Lindita Qazimi, ministri i pushtetit lokal Xhelal Bajrami, deputetët e zonës si dhe funksionarë tjerë, arsimtarë, nxënës e banorë të tjerë të komunës së Likovës.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi të enjten ka marrë pjesë në vendosjen e gurrë-themelit të sallës sportive në Shkollën Fillore Dituria në Komunën e Likovës, përkatësisht në fshatin Likovë. Kjo sallë sportive është pjesë e projektit të Qeverisë për ndërtimin e 135 palestrave sportive. Salla do të shfrytëzohet si për nxënësit e shkollës fillore Dituria , po ashtu edhe nga nxënësit e gjimnazit Ismet Jashari.
Në aktin e vënies së gurrë-themelit morën pjesë edhe ministri i arsimit dhe zëvendësja Nikolla Todorov e Lindita Qazimi, ministri i pushtetit lokal Xhelal Bajrami, deputetët e zonës si dhe funksionarë tjerë, arsimtarë, nxënës e banorë të tjerë të komunës së Likovës.
Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Qeveria e RM-së do të vazhdojë edhe me investime tjera si në Likovë ashtu edhe në komunat tjera.
Ndjej kënaqësi që sot në kwtw vend hedhim gurrë-themelin edhe të një objekti kapital për Likovën. Në këtë mënyrë dua të theksoj se gjithmonë sikurse deri tash edhe në të ardhmen nuk do ti anashkalojmë rajonet e dala nga lufta, por përkundrazi si në Likovë por edhe në rajonet tjera kemi investuar dhe do të investojmë në të gjitha segmentet e jetës. Nga këtu dua të paralajmëroj se përpos Palestrës, këtu në Likovë , Qeveria e Maqedonisë ka planifikuar edhe investime tjera.
Së shpejti pritet që një sallë tjetër sportive të ndërtohet edhe në fshatin Hotël, por nënkuptohet parashihet edhe vazhdimi i financimit të projekteve tash më të filluara si ujësjellësi për komunën e Likovës, rruga rajonale Kumanovë-Likovë-Haraçinë, ndërtimin e disa objekteve multifunksionale, çerdhen për fëmijë dhe investime të tjera infrastrukturore tha ndër të tjera Ademi.
Për kryetarin e komunës së Likovës, Sadulla Durakun, gurrë-themeli i sallës së sporteve është vetëm një vazhdimësi dhe paralajmërim për projekte të tjera kapitale në Likovë.
Ndërkohë, zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës, Lindita Qazimi theksoi se palestra e re e sporteve në Likovë do të ngritet në një sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe do të pajiset me pajisje më të përsosur për qëllime sportive.
Ndërtimi i sallës do të kushtojë 24 milion denarë . Në këtë mënyrë banorëve të Likovës u ndërtohet edhe një sallë pas asaj në Sllupçan, Ndërtimi i Palestrës së sporteve në Likovë pritet të përfundojë në afat kohorë prej 7 muajsh nënvizoi zëvendësministrja e arsimit Lindita Qazimi.