E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rastet e zgjidhura pozitivisht pastaj do të mund të shfrytëzohen si shembuj, ndërsa leksionet e mësuara do të ofrojnë udhëzime praktike për rastet e ardhshme me theks në zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ēair, trajnim pėr shfrytėzim tė Arkivit










Vlera të përbashkëta nga Shkupi në bashkëpunim me Fondacioni Metamorfozis në hapësirat e komunës së Çairit organizuan trajnim për shfrytëzim të Arkivit të rasteve me anëtarët e Komisionit për marrëdhënie ndëretnike - (KMN) të komunës së Çairit.

Gjatë trajnimit, anëtarët e KMN u trajnuan se si ta shfrytëzojnë Arkivin e rasteve si vegël për evidencë të KMN, veçanërisht për futje të shembujve pozitivë dhe atyre negativë nga raste me theks në zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Në të ardhmen, Arkivi i rasteve do të shërbejë si memorje institucionale për KMN në nivel komunal, mirëpo gjithashtu, të dhënat do të shfrytëzohen si referencë nga anëtarët e KMN nga komunat e tjera.

Rastet e zgjidhura pozitivisht pastaj do të mund të shfrytëzohen si shembuj, ndërsa leksionet e mësuara do të ofrojnë udhëzime praktike për rastet e ardhshme me theks në zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Strukturimi i kësaj hyrjeje gjithashtu do të shërbejë si vegël për anëtarët e KMN për t’i përmirësuar shkathtësitë e tyre për mendim kritik dhe analizë, pasiqë format e shfrytëzuara nga sistemi do t’i “detyrojnë” që pyetjet t’i ndajnë në pjesët e tyre përbërëse dhe pastaj të bëjnë sintezë në bazë të situatës aktuale.

Trajnimi realizohet në kuadër të projektit” “Model për komunikim efikas në mes të Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve” (MEK), i financuar nga Bashkimi Evropian.

Publikuar: 21.01.2011 | 10:07
Lexuar: 449 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime