"Mendova se përmendja e fjalës ndarje është e panevojshme dhe e tepërt. Përmendja e fjalës "ndarje" është e panevojshme, sepse askush nga Serbia asnjëherë zyrtarisht nuk ka propozuar ndarje, ashtu që do të ishte jokorrekte që ajo fjalë të gjendej në Rezolutën e PE-së", shtoi Kacin.
- Amandamenti i "të gjelbërve" në Parlamentin evropian në Rezolutën për eurointegrim të Serbisë, me të cilën Beogradi bën thirrje të "hyjë në dialog me Kosovën pa aludimin e mëtejmë të negociatave të reja për statusin apo ndarjen" është ndryshuar dhe është hequr përcaktimi "ndarje", em qëllim që të mos krijoht konfuzion, deklaroi raportuesi i PE-së për Serbinë, Jelko Kacin.
Ai për gazetën "Politika" theksoi se nuk është dakorduar me "të gjelbrit" për versionin fillestar, sepse rëndësia e tij nuk ishte tërësisht e qartë.
"Mendova se përmendja e fjalës ndarje është e panevojshme dhe e tepërt. Përmendja e fjalës "ndarje" është e panevojshme, sepse askush nga Serbia asnjëherë zyrtarisht nuk ka propozuar ndarje, ashtu që do të ishte jokorrekte që ajo fjalë të gjendej në Rezolutën e PE-së", shtoi Kacin.
Ai përsëriti se me këtë Rezolutë nuk është paraparë hapja e çështjes për statusin dhe ndarjen eventuale të Kosovës në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
"Rezoluta tani është mjaft e qartë", deklaroi Kacin dhe shtoi se kjo është reflektim i disponimit të madh të përgjithshëm të BE-së për t'i mbështetur të gjitha hapat pozitiv të Serbisë drejt BE-së, por edhe miqësisht të kthehet vëmendja ndaj problemeve, të cilat duhet të zgjidhen.