E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Flamurtari, i cili pas blerjes së sulmuesit Sebino Plaku nga Tirana për 25 mijë euro. kishte theksuar se merkatoi ishte mbyllur për të, është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin slloven, Dino Seremet (30 vjeç), i cili së fundi ka luajtur në Greqi me Larisën.
Tirana firmos me sulmuesin Bekim Bala, Vllaznia huazon Abrahamin



Gjergji Mima

- Megjithëse kampionati shqiptar i futbollit do të rinisë sot, merkatoja e dimrit për shumë prej klubeve shqiptare mbetet ende e hapur.

Flamurtari, i cili pas blerjes së sulmuesit Sebino Plaku nga Tirana për 25 mijë euro. kishte theksuar se merkatoi ishte mbyllur për të, është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin slloven, Dino Seremet (30 vjeç), i cili së fundi ka luajtur në Greqi me
Larisën.

Ndërkohë edhe Tirana është mjaft aktive në merkato. Ajo po merr gjithnjë e më shumë ngjyra shkodrane, pasi rekordmenët e Shqipërisë arritën marrëveshjen me sulmuesin e talentuar Bekim Bala. Shuma e ofruar nga kryeqytetasit për ish-sulmuesin e Vllaznisë dhe Gençlerbirlixhi (Turqi) përflitet në 70 mijë euro për një periudhë njëvjeçare (deri në janar të vitit 2012).

Bardheblutë firmosën para pak ditësh me mesfushorin e Kombëtares, Gilman Lika, i ardhur edhe ky pas prishjes së kontratës me Diarbakirspor.

Bala konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar shqiptar (17 gola në sezonin 2008-2009, midis kampionatit dhe kupës së Shqipërisë).

Ndërkohë Vllaznia pasi ka humbur konkurrencën em Tiranën për Balajn, duket se ka fituar atë për Abrahamin. Nigeriani, i cili dukej fare pranë Dinamos, ka zgjedhur Vllazninë për pjesën e mbetur të sezonit.

Nigeriani më i njohur në Shqipëri, Abraham Aleçenu (katër herë kampion, 2 herë me Tiranën, 1 me Dinamon (2007-2008) dhe 1 me Elbasanin) ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare për një shumë prej 70 mijë eurosh që i kalojnë lojtarit.

Mbrojtësi i majtë 25-vjeçar, në fillim të këtij sezoni ishte pjesë e Iraklsit në Greqi, nënshkroi para pak ditësh një kontratë me AEL Limasol të Qipros, por ra dakord me klubin qipriot për formulën e huazimit në një nga klubet shqiptare.


Publikuar: 21.01.2011 | 11:17
Lexuar: 3166 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime