Demonstruesit madje ndërmorën edhe një sulm me lëndë plasëse, ndërsa forcat e policisë po mbrohen dhe paraqiten vetëm në pozicione mbrojtëse.
Në Shqipëri ne keto momente po zhvillohet nje demonstrata e organizuar nga opozita kundër qeverisë Berisha.
Mediat shqiptare raportojnë se një numër i konsiderueshëm qytetarësh kane goditur forcat e policisë të cilat ishin në krye të detyrës.
Sipas pamjeve dhe komenteve te gazetareve qe jane me demostruesit, "nuk shihet në krye të demonstruesve ende asnjë nga drejtuesit e opozitës, shumë prej tyre janë duke goditur forcat blu".
Gjendja nxehej me intervale, ndërsa demonstruesit shtyjnë njëri-tjetrin drejt brezit të uniformave blu që kanë rrethuar Kryeministrinë.
Ndërsa forcat e rendit duket se po e ruajnë gjakftohtësinë, në përpjekje për të menaxhuar siç duhet situatën.
Demonstruesit madje ndërmorën edhe një sulm me lëndë plasëse, ndërsa forcat e policisë po mbrohen dhe paraqiten vetëm në pozicione mbrojtëse.
Ndërkaq, demonstruesit janë të pajisur me çadra, dhe gurë, me të cilat po godasin forcat e rendit.
Aktualisht situata paraqitet problematike. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë forcat e rendit dhe makinat e saj. Gjithashtu, dëgjohen edhe të shtëna që dyshohet të jenë të granatave të gazit.
Ndërkohë, një pjesë e manifestuesve, të mbledhur para ndërtesës së piramidës, kanë sulmuar duke thyer e kthyer përmbys disa makina.
Ndërsa para kryeministrisë ka një sasi të madhe tymi të shkaktuar nga granatat me gaz lotësjellës të policisë, e cila vazhdon të përdorë shkopinjtë e gomës ndaj turmës. Kjo e fundit ka filluar të kthehet sërish para Kryeministrisë, pas një tërheqjeje të përkohshme të forcave të policisë.