E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në komunën e Sarajit sot u verifikuan mandatet e 19 këshilltarëve komunalë. 12 prej tyre janë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, 6 nga radhët e Demokracisë së Re si dhe një nga PDSH.
Konstituohet Kėshilli i komunės sė Sarajit












Në komunën e Sarajit sot u verifikuan mandatet e 19 këshilltarëve komunalë. 12 prej tyre janë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, 6 nga radhët e Demokracisë së Re si dhe një nga PDSH.

Për kryetar të këshillit të komunës njëzëri u votua për Driton Zyberin këshilltar i BDI-së. Ai i premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me kryetarin e komunës dhe me të gjithë banorët e Saraji.

Ndërkohë edhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti premtoi se do t’i realizojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
"Ne kemi marrë mandatin për këto katër vitet e ardhëshme dhe kuptohet se programin tonë zgjedhor në bashkëpunim me këshillin komunal shpresojmë dhe jemi thellë të bindur se edhe do ta realizojmë.

Gjithsesi se të gjitha forcat, energjit dhe kapacitetet tona do ti vëndojmë në funksion të realizimit të programit që ua premtuam qytetarëve dhe konform atij programi qytetarët na e dhanë edhe besimin që të menaxhojmë me komunën e Sarajit", tha kryetar i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

"Deklarojë publikisht se detyrën që ma dhatë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi të plotë konformë rregullave dhe normave juridike në përputhje me kushtetutën e Maqedonisë.

Ju garantoj se si këshill i komunës së Sarajit do të kemi një bashkëpunim të mirë me kryetarin e komunës së Sarajit zotin Blerim Bexheti si dhe do ti përkrahim të gjitha projektet që do të jenë në interes të qytetarëve të komunës së Sarajit", thotë kryetari i këshillit të komunës Saraj, Driton Zyberi.

Publikuar: 09.04.2009 | 07:45
Lexuar: 656 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime