E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Punimi përmban vështrim teorik dhe praktik të aplikueshëm të problematikës, me vështrim dhe synim që të mundësoj përsosjen e procesit të vendimmarrjes në ndërmarrjen në fjalë. Ky punim vë në dukje përvojën e akumuluar teorike dhe përvojën praktike të kandidatit në fushën e kontabilitetit, e në veçanti të kontabilitetit të menaxhmentit.
Fekri Iseni mbrojti temėn e magjistraturės nė Fakultetin Ekonomik nė USHT








Në Fakultetin Ekonomik, të USHT-së, ditë më parë mbrojti temën e magjistraturës Fekri Iseni me temë ”Metodat e përllogaritjes së prodhimit në fabrikën për prodhimin e mobiljeve Inter Fantasy- Tetovë, para komisionit me përbërje Prof.Dr.Naser Rahimi , Kryetar, Doc.Dr. Petrit Pollozhani, anëtar i komisionit dhe Doc.Dr.Seadin Xhaferi, mentor.

Fekri Iseni sqaroi para Komisionit se ky punim trajton rolin dhe rëndësinë e informacioneve kontabile në mbështetje të procesit të vendimmarrjes. “Shpesh dëgjojmë fjalën vendimmarrje si në jetën e gjërë po ashtu edhe në biznes, mirëpo suksesi i vendimmarrjes biznesore është i lidhur ngushtë nga kualiteti dhe saktësia e informacioneve kontabile. Informatat janë të nevojshme në çdo proces të menaxhimit duke filluar nga planifikimi, organizimi deri në fazën e fundit sistemin e kontrollit, deklaroi mes tjerash kandidati Fekri Iseni dhe shtoi se motivi për zgjedhjen e kësaj teme është që të analizoj ndikimin e kostove në procesin e prodhimtarisë me qëllim të mbështetjes së procesit të marrjes së vendimeve.

“Sot ndërmarrjet gjenden para dilemave të ndryshme, të prodhojnë një produkt apo një produkt tjetër, të përdorin teknologjinë ekzistuese apo të zëvendësojnë me teknologji të re, të prodhojnë prodhime me seri të mëdhaja apo të orientohen në prodhime me porosi, të zëvendësojnë teknologjinë ekzistuese të paamortizuar me teknologji të re si dhe shumë e shumë dilema tjera që kërkojnë zgjidhje nga drejtuesit”, u shpreh mes tjerash kandidati Iseni.

Objektivi i punimit është përqendruar në prezantimin e analizave të llojeve të ndryshme të procesit të prodhimit, shfrytëzimit sa më racional të resurseve me qëllim që menaxherëve tu prezantohen metoda dhe modele të ndryshme ekonomike në funksion të shfrytëzimit sa më të madh të kapaciteteve, kontrollit të shpenzimeve me qëllim që produktet të prodhohen me kosto sa më të ulët e cila do të lehtësonte procesin e çmimvënies dhe ndërmarrjes do t`i sjellte në avantazh ndaj konkurruesve të saj.

Mbrotjen e temës së magjistraturës ” Metodat e përllogaritjes së prodhimit në fabrikën për prodhimin e mobiljeve INTER FANTASY- TETOVË"” nga z. Fekri Iseni, Komisioni gjykon se punimi është përfshi në 111 faqe, paraqet një trajtim të përgjithshëm të metodave të përllogaritjes së prodhimit në ndërmarrjen në fjalë.
Fekri Iseni mbrojti temën e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik në USHT

Punimi përmban vështrim teorik dhe praktik të aplikueshëm të problematikës, me vështrim dhe synim që të mundësoj përsosjen e procesit të vendimmarrjes në ndërmarrjen në fjalë. Ky punim vë në dukje përvojën e akumuluar teorike dhe përvojën praktike të kandidatit në fushën e kontabilitetit, e në veçanti të kontabilitetit të menaxhmentit.

Materiali i punimit sipas Komisionit, kontribuon në disa aspekte si ato teorike dhe trajtim studioz i temës në njërën anë,duke përdorur shembuj konkret nga ndërmarrja,duke përdorur të dhëna numerike ,përvojën e drejtuesve të prodhimtarisë,kandidati ka arritur ti gërshetojë përvojën dhe teorinë duke prezantuar një punim mjaft cilësor i cili do të ju shërbejë vet drejtuesve të ndërmarrjes,studentëve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë.

Komisioni bëri klasifikimin e objektivave të cilat janë realizuar në këtë punim. Kandidati rëndësi shumë të madhe i kushton aspektit teorik dhe praktik të kontabilitetit si sistem informacioni,dallimet dhe ngjashmëritë mes kontabilitet financiar, kontabilitetit të kostos dhe kontabilitetit të menaxhmentit. Përveç përkufizimit teorik të kontabilitetit,fokusohet edhe në rëndësinë e informacioneve kontabile për shfrytëzuesit e ndryshëm të informacioneve kontabile qofshin ato të jashtëm ë apo të brendshëm. Në këtë kontekst sqarohet edhe rëndësia e informacioneve kontabile si mbështetje të procesit të marrjes së vendimeve menaxherile.

“Kontributi në përkufizimin teorik të funksionit të menaxhimit të procesit të prodhimtarisë , kontabilitetit të prodhimtarisë,duke përdorur metoda të avancuara kontabile si në fazën e pranimit ashtu edhe në fazën e harxhimit të materialeve konform rregullave dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit,Ligjeve dhe akteve tjera normative në funksion të ekonomomizimit të lëndëve të para,inputeve. Kandidati me shembuj konkret ka analizuar ndikiminin e çdo metode të avancuar dhe të pranuar për evidencën e lëndëve të para dhe materialeve dhe për secilin prej tyre ka paraqitur shembuj konkret nga ndërmarrja prodhuese INTER FANTASY - Tetovë.

Tema e paraqitur përveç trajtimit të evidentimit të lëndëve të para dhe materialeve ,kandidati është thellua në punimin e tij dhe ka ndjek tërë procesin e prodhimit deri te produktet finale. Në këtë drejtim përcaktimi i normave të harxhimit të lëndëve të para,caktimi i normativave si ato sasiore dhe çmimore ,përllogaritjen e shmangieve si te lëndët e para ashtu edhe te produktet e gatshme kontribuojnë që punimit ti rritet vlera shkencore dhe kërkimore. Kandidati gjithashtu ka analizu edhe shitjen e produkteve të caktuara me çmime të ndryshme si dhe reflektimi i shitjeve të produkteve të njëjta me çmime të ndryshme si dhe ndikimin e tyre në të ardhurat e përgjithshme dhe ndikimit të tyre në rezultatin financiar.
Fekri Iseni mbrojti temën e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik në USHT

Vlera e këtij punimi konsiston edhe në rekomandimet për menaxherët e prodhimit,menaxherët e departamenteve tjera në veçanti menaxherët financiarë në përpilimin e planeve prodhuese,planeve të shitjes,planeve financiare me qëllim të ndjekjes së realizimit të planeve ,rritjen e procesit të kontrollit në rast të mosrealizimit të detyrave të parashtruara. Poashtu punimi jep rekomandime për rëndësinë e procesit të planifikimit ,përcaktimit të planeve të furnizimit dhe harxhimit të materileve,planeve të prodhimit dhe shitjes të produkteve të gatshme , planeve financiare duke fillua nga plani i shitjes,planeve financiare etj. Kontrolli si proces i menaxhmentit nuk mund të realizohet pa procesin e planifikimit.Këto dy funksione të menaxhmentit janë të rëndësishme dhe reciprokisht të ndërlidhura mes vete. Duke avancuar metodat dhe standardet e procesve prodhuese,caktimit të normativave dhe kontrollit të tyre, duke vlerësuar në mënyre të përhershme rreziqet dhe shmangie e mundshme. Avancimi i matjes së përformancës menaxheriale duhet të jenë pjesë e procesit të planifikimit dhe kontrollit”, ishte vlerësimi i Komisonit për mbrojtjen e Magjistraturës nga asistenti Fekri Iseni.

Publikuar: 21.01.2011 | 13:37
Lexuar: 1205 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime