E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë sot e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme të shtetit federal gjerman Brandenburg, Jerg Shenbom
Pa viza nė Evropė nė 2009-tė
Pasaporta biometrikë, qendra e re e vizave dhe sigurimi i integruar kufitar, janë argumentet më të mira se Maqedonia i përmbushi kushtet për regjim pa viza me BE-në.

Këtë sot e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme të shtetit federal gjerman Brandenburg, Jerg Shenbom.
Në takimin, siç është lajmëruar në Shkup, ministri Shenbom shprehu kënaqësi nga funksionimi i shërbimeve kufitare të Maqedonisë, veçmas për shkak të faktit se ishte një ndër të parët, që si shtetas i një vendi anëtar të BE-së, e shfrytëzoi mundësinë për të hyrë në Maqedoni vetëm me letërnjoftim.
Duke shprehur mbështetje për përpjekjet e Maqedonisë për liberalizim të plotë të regjimit të vizave, Shenbom ka premtuar se do ta informojë ministrin federal për të gjitha të arriturat dhe do të rekomandojë që Gjermania të prononcohet pozitivisht gjatë miratimit të ardhshëm të vendimit për liberalizimin e regjimit të vizave.
Jankullovska dhe Shenbom shkëmbyen informata edhe për situatën në Kosovë, me ç`rast nga pala gjermane është përshëndetur vendimi i Maqedonisë për njohjen e pavarësisë si akt që ndikon në stabilizimin e mëtejshëm të rajonit, lajmëroi MPB-ja e Maqedonisë.

Publikuar: 13.10.2008 | 07:20
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime