Pas demonstratës së dhunshme që përshkoi bulevardin kryesor të saj mesditën e djeshme, Tirana është është gdhirë e qetë dhe paraditja e tij po përshkohet nga një situatë normale.
Pas demonstratës së dhunshme që përshkoi bulevardin kryesor të saj mesditën e djeshme, Tirana është është gdhirë e qetë dhe paraditja e tij po përshkohet nga një situatë normale.
Tashmë bulevardi Dëshmorët e Kombit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga protestuesit një ditë më parë, është hapur për makinat dhe kalimtarët.
Opozita nga ana e saj, ka premtuar që ditën e djeshme, se sot ajo është në zi të viktimave të shkaktuara gjatë demonstratës së organizuar prej saj.
Pas ngjarjeve të dhunshme të ditës së djeshme, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve ku mbetën të vrarë tre persona.
Sipas prokurorisë, është ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili është angazhuar me kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore.