E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rugova ishte i pari që sensibilizoi çështjen e pazgjidhur të Kosovës në ish Jugosllavi para botës demokratike. Si udhëheqës i LDK-së dhe udhëheqës shpirtëror i popullit shqiptarë për 16 vjet radhazi mbrojti me dinjitet kauzën tonë kombëtare, për çlirimin përfundimtar nga regjimi kriminal i Millosheviqit.
Simboli i pavarėsisė, ikonė dhe nder i shqiptarisė










Skënder Mulliqi

Përvjetori i pestë i një vdejke të madhe,dr. Ibrahim Rugovës
Viti 2006 ishte vit më i dhembshmi për shqiptarët jo vetëm të Kosovës. Në moshë relativisht të re vdiq Presidenti i parë dhe historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Se sa e madhe ishte figura e presidentit Rugova , më së miri e tregoi ceremonia e tij mortore e mbajtur në Prishtinë.

Me mijëra qytetarë nga Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, si dhe shumë delegacione të huaja dhe burra të mëdhenj shtetëror të botës, kishin marrë pjesë në varrimin e këtij burri të madh të kombit shqiptar .Edhe pse mbretëronte acarë i vërtetë i ditëve të janarit, nuk ishte pengesë që kortezhi i gjatë i qytetarëve me orë të tëra pritën për t’i dhënë lamtumirën e fundit , njeriut i cili bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e kombit të vet de për çlirim nga Serbia pushtuese hegjemoniste.

Rugova ishte i pari që sensibilizoi çështjen e pazgjidhur të Kosovës në ish Jugosllavi para botës demokratike. Si udhëheqës i LDK-së dhe udhëheqës shpirtëror i popullit shqiptarë për 16 vjet radhazi mbrojti me dinjitet kauzën tonë kombëtare, për çlirimin përfundimtar nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Ai ishte dhe mbeti kreatori i pavarësisë së Kosovës. Presidenti Rugova mbeti në panteonin e burrave më të mëdhenj të kombit. Vepra e tij për atdhe dhe komb do të jetë simbol për të gjitha breznitë.

Aureola e lavdisë së tij do të shpërndaj rreze drite për të gjitha gjeneratat që po vijnë. Pas vdekjes së tij shumë delegacione të huaja dhe të vendit u përulën para varrit të presidentit të paharruar, dr.Ibrahim Rugovës. Se sa i madh ishte presidenti Rugova e treguan edhe fjalimet e ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe kryeministrit britanikë Toni Bler vitin e kaluan kur vizituan Kosovën.

Nderim më të madh për një njëri nuk mund të këtë. Nderimi për ish presidentit Rugova nuk shuhet në asnjë çast për shqiptarët kudo në botë. Rrjedhat e ngjarjeve të fundit në Kosovë, vetëm sa e tregojnë mungesën e madhe të presidentit Rugova . Ajo që iu mbetet të gjithë shqiptarëve pas vdekjes së presidentit Rugova është që gjithnjë ta kujtojnë , ngase kujtesa ndaj tij është shtytje në obligim të përmbushjes së amanetit të dhënë. Shpalosjën e vlerave të dr. Rugovës i bëri vetë populli, duke dëshmuar një përkushtim të paparë edhe sot duke i bërë homazhe të varri i tij.

Kësaj shpalosje duhet shtuar edhe respekti , dhembja dhe kujdesi që e tregoi edhe bashkësia ndërkombëtare , që shqiptarët i bënë të ndihen krenarë që patën në gjirin e vet një prijës shtetëror dhe kombëtar çfarë ishte në të vërtetë presidenti Rugova.

Pesë vjetori i vdekjes së presidentit historik të Kosovës ,LDK-në po e gjen të ndarë si kurrë më parë. LDK-ja e Isa Mustafës, „Lista Ibrahim Rugova“ në krye me djalin e tij , Ukën, dhe LDD-ja e Nexhat Dacit e ndarë në Kuvendin e gjashtë famoz të LDK-së në anën tjetër. Ky përvjetor ishte dashur të jetë kushtrim i bashkimit të elektoratit të ndarë, i cili po të ishte bashkë, sigurisht që do të kishte dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme nacionale të dhjetorit 2010. 21 janari do të duhet të jetë datë e bashkimit të elektoratit rugovian.

Nevojitet kuraje e madhe e të gjithë bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit Rugova, që më në fund ti tejkalojnë të gjitha ndasitë dhe inatet personale për idealin rugovian dhe për të mirën e atdheut dhe kombit. Është nder i madh për secilin shqiptarë që ka jetuar në epokën e këtij kolosi të madh të kombit. Sigurisht që kjo figurë markante vjen fill mbas personalitet të madh të kombit siç ishte Gjegj Kastrioti Skënderbeu. I falemi për jetë e mot simbolit të pavarësisë së Kosovës, ikonës së shqiptarëve dr. Ibrahim Rugovës...

Publikuar: 22.01.2011 | 13:33
Lexuar: 720 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime